Inxhinierja Senada Mehmeti shprehet se ndërsa Shqipëria po kthehet në një nga tregjet e aviacionit me rritjen më të shpejtë në Europë, paradoksalisht me këtë është fakti se qeveria shqiptare nuk ka një strategji aeroportuale.
Duke folur në takimin e organizuar në PD me Departamentin e Infrastrukturës, Mehmeti tha se ka ardhur koha që Shqipëria të kalojë nga një vend ku avionët thjesht ulen, në një vend që ndërton ekosistemin e vet ajror.
‘Aviacioni nuk është luks. Është ekonomi, teknologji dhe e ardhmja jonë’, theksoi Mehmeti.
Sipas saj, Shqipëria ka potencialin të bëhet hub ajror i Ballkanit Perëndimor. Por kjo kërkon vizion, plan dhe zbatim të disiplinuar.
Fjala e plotë
Sot Shqipëria ka mbi 11 milion pasagjerë në vit dhe është një nga tregjet e aviacionit me rritjen më të shpejtë në Europë. Por paradoksi është se kjo rritje nuk është rezultat i një strategjie kombëtare aviacioni. Kjo është rezultat i:((emigracionit shqiptar, turizmit spontan, linjave loë-cost që shfrytëzojnë tregun) Ndërkohë shteti: nuk ka strategji aeroportuale, nuk ka politikë cargo dhe nuk ka plan për hub rajonal.Pra aviacioni shqiptar po rritet pavarësisht shtetit, jo falë tij.
Shqipëria funksionon dhe eshte e varur vetem me një aeroport real, paradoksi i aviacionit shqiptar, ndërkohë që vendet e rajonit kanë ndërtuar rrjete aeroportesh. (Kroacia ka 9 aeroporte, Greqia ka mbi 30 aeroporte, Turqia mbi 50, madje edhe Mali I Zi ka me shume se ne ) Pra ne kemi rritje trafiku, ende nuk ka një strategji të qartë kombëtare për aviacionin.
Në të njëjtën kohë kemi një tjetër paradoks: infrastruktura aeroportuale nuk po përdoret në mënyrë efikase.
Ne kemi aeroporte rajonale që duhet të integrohen më mirë në system (Aeroporti i Kukësit është ndërtuar, por sot nuk ka fluturime, aeroporti i Vlorës, parashikohej të ishte operacional rreth vitit 2026, ka kaluar disa shtyrje afatesh,) kemi mungesë interoperabiliteti me infrastrukturen tokesore (lidhjeje hekurudhore, transport) me aeroportin kryesor, shërbimet aeroportuale digjitale mungojne, kemi mungesë të zhvilluar të cargo-s ajrore dhe ende nuk kemi ndërtuar një industri të konsoliduar të aviacionit.
Shqipëria sot ka mbi 11 milion pasagjerë në vit, por ende nuk ka një sistem të plotë aviacioni. Ne kemi aeroporte, por jo strategji; kemi trafik, por jo industri; kemi rritje, por jo integrim. Si inxhiniere dhe eksperte aviacioni, unë besoj se koha ka ardhur që Shqipëria të kalojë nga një vend ku avionët thjesht ulen, në një vend që ndërton ekosistemin e vet ajror. Aviacioni nuk është luks. Është ekonomi, teknologji dhe e ardhmja jonë.
Pra pyetja është shumë e thjeshtë:
A ka Shqipëria një Strategji Kombëtare të Aviacionit 2035 me objektiva të matshëm, apo po zhvillohemi thjesht sipas projekteve të izoluara dhe pa strategji?
Pse Shqipëria ka mbi 11 milion pasagjerë në vit, por nuk ka zhvilluar një industri mirëmbajtjeje avionësh apo një qendër cargo rajonale?
Si mund të quhet modern një aeroport nëse nuk është i integruar me hekurudhën, transportin publik dhe rrjetin logjistik kombëtar?
Nëse duam zhvillim të qëndrueshëm, duhet të kalojmë nga politika e projekteve të izoluara në një strategji kombëtare të aviacionit deri në vitin 2035.
Shqipëria duhet të kalojë nga një vend që pret avionë në një vend që ndërton ekosistem aviacioni.
Si inxhiniere dhe eksperte aviacioni, unë besoj se Shqipëria duhet të ndryshojë modelin.
Në këtë vizion, veriu i vendit duhet të ketë gjithashtu portën e vet ajrore.
Për këtë arsye kam propozuar aeroportin e Shkodrës, jo thjesht si një pistë të re fluturimi, por si një nyje zhvillimi për turizmin alpin, për ekonominë e veriut dhe për lidhjen me rajonin e Adriatikut.
Kjo përfshin rrjet aeroportesh funksionale, integrim multimodal, digjitalizim të plotë dhe zhvillim të industrisë së mirëmbajtjes dhe trajnimit. Aviacioni nuk është luks.Është ekonomi. Është turizëm. Është lidhje kombëtare. Dhe është një nga motorët kryesorë të zhvillimit të dekadës së ardhshme.
Shqipëria ka potencialin të bëhet hub ajror i Ballkanit Perëndimor. Por kjo kërkon vizion, plan dhe zbatim të disiplinuar.
Qëllimi strategjik qe ne kemi është që deri në vitin 2035 Shqipëria të bëhet një hub ajror për Ballkanin Perëndimor, duke lidhur turizmin, transportin, logjistikën dhe industrinë e aviacionit.
Objektivi kryesor
Deri në vitin 2035 Shqipëria duhet të arrijë:
20 milion pasagjerë në vit
4 -5 aeroporte funksionale me role të diferencuara (1) Tiranë; hub ndërkombëtar 2) Vlorë; turizëm jugor & charter 3) Kukës; lidhje rajonale & diasporë 4) Shkodër; zhvillim verior & turizëm alpin 5) Gjirokaster; turizem)
hub cargo rajonal (Nga disa qindra ton në vit në disa mijë ton brenda 5 viteve, zhvillim i qendrës logjistike rajonale.)
Zhvillimi i industrisë së aviacionit (Qendra mirëmbajtjeje (MRO) Akademi pilotësh & inxhinierësh Shërbime teknike & digjitalizim
rrjet transporti të integruar ajër-tokë (interoperabilitet me hekurudhat, rruget dhe linjat e transportit)
digjitalizim te infrastruktures aeroportuale (Automatizim, e-gates, menaxhim digjital, standarde europiane)
politika fiskale për linjat e reja nderkontinentale (me SHBA, Canada, AZine qendrore etj)
40–50 mijë vende pune direkte & indirekte
Rritje e ndjeshme e eksportit përmes transportit ajror
Unë nuk vij në këtë debat vetëm si politikane. Vij si inxhiniere, si eksperte aviacioni që e di shumë mirë se një vend nuk ngrihet në qiell vetëm me avionë, por me vision dhe strategji
Turizmi po shpërthen, trafiku ajror po rritet por infrastruktura jonë është ende e viteve 2000.
Nëse nuk veprojmë sot, Shqipëria do të mbetet thjesht një destinacion fluturimi. Ndërsa ne besojme se Shqipëria mund të bëhet një qendër aviacioni në Ballkan.
Shqipëria nuk mund të ndërtojë vetëm aeroporte. Shqipëria duhet të ndërtojë një sistem aviacioni. Një sistem që lidh ekonominë, turizmin dhe teknologjinë. Dhe nëse e bëjmë këtë me vizion, Shqipëria mund të bëhet qendra ajrore e Ballkanit Perëndimor.
PO, Shqipëria sot ka 11 milion pasagjerë në vit. Por një vend nuk bëhet fuqi aviacioni vetëm duke numëruar avionët që ulen, por një shtet serioz ndërton industrinë që i prodhon, i mirëmban dhe i kthen në ekonomi. Fuqi aviacioni bëhesh kur ndërton strategji, industri dhe infrastrukturë. Dhe kjo është sfida që Shqipëria duhet të përballet në dekadën e ardhshme.
Shqipëria duhet dhe ka potencial të bëhet një qendër aviacioni për Ballkanin Perëndimor.
Gazeta RD