Berisha: Duhet të përgatisim me hollësi programin që i jep përgjigje çështjeve më madhore të infrastrukturës

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin për infrastrukturën, të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, u shpreh se, duhet të përgatitet me hollësi programi që i jep përgjigje çështjeve madhore të kësaj fushe.

Ai tha se, për ne, infrastruktura moderne është kushti i të gjitha kushteve për të ndryshuar jetën e qytetarëve shqiptarë dhe për të shndërruar Shqipërinë në një vend të zhvilluar.

Berisha: Edhe njëherë ajo që mbetet për ne, mbeten programi ynë për t’u dhënë përgjigjen më të merituar problemeve të shumanshme që vijnë nga një degradim madhor edhe i asaj infrastrukture që ishte.

Infrastruktura dhe veprat publike në shumë aspekte përbëjnë emergjencë kombëtare.

Unë u them, Durrësi është emergjencë kombëtare.

Iku uji, por sapo të bien shirat, gjendja përsëritet për shkak të kanaleve, hidrovoreve, etj.

Furnizimi me ujë përkeqësohet në mënyrë të frikshme.

Vjet nuk ka pasur asnjë flamur blu në ujërat tona, në brigjet tona, sepse pasivisht, pavarësisht se impiantet, siç e thatë janë rreth 11 impiante të ndërtuara dhe që absolutisht me ndërtimin e impiantit të Tiranës, bënin të mundur që brigjet tona të ishin ndër më të pastrat, por ato sot janë jashtë përdorimi.

Kurse impianti i Tiranës është si inceneratori.

Shqiptarët duhet ta dinë se në qoftë se inceneratori kushtoi 130 milionë dhe nuk ka as gjurmë, impianti i Tiranës është një kredi e butë, bujare e qeverisë japoneze, e premtuar gjatë një vizite në Tokio dhe që ka pësuar fatin e djegësit të Tiranës. Kredia ka qenë 120 milionë dollarë.

Pra, ajo që del sot, që parametrat tanë, krahasuar me vendet e tjera, janë larg vendeve të tjera të rajonit, janë shumë larg. Janë larg fare edhe të Kosovës.

Ne kemi bërë hapa të mëdhenj prapa dhe në shumë aspekte, çështjet e infrastrukturës, të furnizimit me ujë, të trajtimit të ujërave të zeza, janë çështje emergjente dhe duhet të trajtohen si emergjenca që duhet të marrin përgjigjen më të shpejtë të mundshme.

Është e domosdoshme të studiohet dhe të garantohet efiçenca e investimeve në furnizimin me ujë.

Qytetarët durrsakë duhet ta dinë se Banka Botërore ka pasur një projekt investimesh të mëdha për ujësjellësin e Durrësit.

Çfarë bëjnë ata?

Ata trefishojnë të punësuarit, shtrojnë tre herë numrin e patronazhistëve dhe qytetarët mbeten pa ujë.

Projekti për Durrësin ka qenë ujë 24 orë.

Por në vend të kësaj kanë trefishuar numrin e të punësuarve.

Në vend që të krijonte, se edhe Tirana, sasia e ujit në Bovillë është plotësisht e mjaftueshme për Tiranën dhe një pjesë të zonës që lidh Durrësin me Tiranën.

Lal Vjedhësi në vend që të merrej me këtë, krijonte ndërmarrjen e shitjes së ujit të Selitës nëpër lagje për t’u pasuruar.

Pra, për ne, infrastruktura moderne është kushti i të gjitha kushteve për të ndryshuar jetën e qytetarëve shqiptarë dhe për të shndërruar Shqipërinë në një vend të zhvilluar.

Kështu që të gjithë fushat që ishin për debat në këtë takim, duhet të përgatisim me hollësi programin për përgjigjet më të mira dhe më të shpejta që qeverisja e PD do t’u japë këtyre çështjeve madhore të krijuara.

Ju falënderoj dhe kam besim të plotë se departamenti, në bashkëpunim me specialistët më të mirë të fushave, do të ketë projektet më të mira, alternativat më të mira për një infrastrukturë moderne të Shqipërisë si vend i zhvilluar.

About Redaksia

Check Also

Ndoci: Qytetarët shqiptarë ende pa ujë 24 orë dhe me kanalizime që ndotin lumenjtë dhe detin

FJALA E INXHINIERES, SILVA NDOCI NË TAKIMIN ME EKSPERTËT E DEP. TË INFRASTRUKTURËS NË PD …