Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar premtimet e Edi Ramës të para 1 viti, që bënte ‘be e rrufe’ se Shqipëria do të integrohej në BE brenda pak vitesh.
Bardhi shkruan se, ‘vetëm një vit më parë, premtoi në fushatë, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-ës. Sot, nga ‘fajin e ka Saliu’, ka kaluar tek ‘fajin e ka BE’.
Reagimi i Bardhit
Çfarë mashtrimi dhe çfarë dështimi spektakolar!
Nuk është Bashkimi Europian peng i qytetarëve të vet, por Shqipëria peng i Edi Ramës dhe korrupsionit të qeverisjes së tij!
Vetëm një vit më parë, premtoi në fushatë, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-ës. Sot, nga ‘fajin e ka Saliu’, ka kaluar tek ‘fajin e ka BE’.
Sa më shumë dështon Rama si kryeministër dhe sa më shumë rritet korrupsioni, aq më shumë zgjatet lista e fajtorëve.
Gazeta RD