Berisha: Gonzato sillet si ambasadori i Ramës, deklaroi se AKSHI është problem kulturor duke fyer shqiptarët

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ambasadorin e Bashkimi Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, se po sillet si ambasador i Edi Ramës dhe se ka fyer shqiptarët me deklaratat për AKSHI-n.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se, cilësimi i AKSHI-t si problem kulturor i shqiptarëve është një dezinformim dhe një fyerje e rëndë për vendin. Sipas tij, pengmarrja nuk është pjesë e kulturës shqiptare dhe problemi lidhet me qeverinë e Ramës.

Berisha: Në këto kushte, zgjidhja dhe alternativa e vetme e kësaj krize ekzistenciale për shqiptarët është opozita.

Bashkimi Europian, Komisioni Europian, sigurisht nuk mund dhe nuk do të pajtohet me asgjësimin e sistemit të drejtësisë, por duhet të jemi realistë, nisma Rama-Vuçiç, nuk është se nuk ka mbështetje të pjesshme.

Ka mbështetje të pjesshme sepse ka anëtarë të BE që mendojnë se Shqipëria kurrë nuk mund të jetë anëtare e BE.

Prandaj, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç na dhanë një zgjidhje, nuk duam vetë dhe nuk merremi me ta.

Ka edhe lobistë, ka edhe ekstremistë të majtë që janë të pandreqshëm në rrafshin ideologjik, ata bëjnë avokatinë e Ramës në çdo tryezë ku ndodhen.

Çfarëdo që të bëjmë ne, ambasadori i BE në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës në Bruksel.

Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve.

Dhe është një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve.

Se ky vend dhe ky komb edhe kur nuk kanë pasur shtet, kanë pasur një ligj për kontratat civile dhe kontratat e tjera, që e kanë respektuar pa pengmarrje.

Dhe se AKSHI nuk është problem kulturor i shqiptarëve.
AKSHI, shkëlqësia juaj, është problemi i baxhanakut të Edi Ramës, i bashkëshortes së Edi Ramës dhe vetë Edi Ramës.

Sepse, shkëlqësi ambasador, Shqipëria ka me dhjetëra ndërmarrje të tjera, agjenci të tjera shtetërore dhe joshtetërore, problemi është se Rama nuk ka një kunat tjetër që të merret në fushën dixhitale përveç Armand Frangut.

Dhe pikërisht se është Armando aty, kunati i Lindës, aty merren njerëzit peng dhe janë marrë peng.

Dhe pengmarrja është kryekëput politike.

Dhe unë e konsideroj një fyerje të rëndë që u bëni shqiptarëve ju me deklaratën tuaj jo vetëm dezinformim, por edhe fyerje, se qenka kulturë shqiptarë pengmarrja.

About Redaksia

Check Also

Ina Zhupa me operatorët turistikë në Vlorë: Bashkia po pengon punën e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar sot një takim me operatorët turistikë detarë …