Instituti me bazë në Suedi, të cilit i referohen mediat më të mëdha në planet, thekson se Shqipëria ka shënuar rënie në indeksin total të demokracisë, duke u regjistruar si autokraci elektorale.
Kjo konfirmon edhe zyrtarisht farsën elektorale të Edi Ramës në vitin 2025, pasi raporti i referohet atij viti dhe atyre zgjedhjeve.
Shqipëria renditet me vende të tjera afrikane si Somaliland, Zambia dhe Sierra Leone që janë regjistruar si vende diktatoriale.
Ndërkohë në listën e autokracive elektorale janë edhe Rusia dhe Serbia.
Kurse Kosova regjistrohet si demokraci elektorale.
Kjo renditje, që shërben si referencë edhe për institucionet evropiane, vjen në kohën kur BE ka bllokuar integrimin me Shqipërinë për shkak të Edi Ramës.
Por çfarë është autokracia elektorale?
V-Dem shpjegon e qartë se vendi nuk mban zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk ka nivelet e mjaftueshme të lirisë së shprehjes dhe asociimit.
Në praktikë, ky klasifikim e bën Shqipërinë një diktaturë autoritare me maskë demokratike. Nuk është një diktaturë totalitare apo autokraci e mbyllur siç e etiketon V-Dem, sepse qytetarët ende votojnë, por pushteti mbetet i përqendruar dhe zgjedhjet janë farsë.
Votimet nuk janë të një niveli të barabartë për të gjithë aktorët politikë, dhe ndikimi i qeverisë mbi gjyqësorin, mediat dhe administratën publike dobëson mekanizmat demokratikë.
Kjo situatë e vendos Shqipërinë në një shkallë ku demokracia ekziston vetëm në formë, ndërsa realiteti politik reflekton kontroll të fortë dhe kufizim të lirisë politike dhe qytetare.
Instituti V‑Dem (Varieties of Democracy Institute) është konsideruar një institucion studimor shumë i rëndësishëm për studimin e demokracisë dhe sistemeve politike në botë.
V‑Dem publikon një nga setet më të mëdha dhe të detajuara të të dhënave mbi demokracinë, me qindra indikatorë që masin jo vetëm zgjedhjet, por edhe lirinë e mediave, sundimin e ligjit, të drejtat civile, përfshirjen qytetare etj. Këto të dhëna mbulojnë qindra vende dhe dekada historike.
Të dhënat e V‑Dem përdoren gjerësisht nga studiuest e shkencave politike, ekonomisë, sociologjisë dhe organizata ndërkombëtare për të analizuar demokracinë, për të krahasuar regjime dhe për të monitoruar trendet globale.
Shkencëtarë e kanë quajtur V‑Dem “ofruesin më të rëndësishëm të të dhënave cilësore për demokracinë”.
V‑Dem ka një rrjet ekspertësh në mbi 180 vende që kontribuojnë në mbledhjen e të dhënave, duke e bërë dataset‑in mjaft gjithëpërfshirës dhe të besueshëm.

Gazeta RD