Berisha: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike!

Kryetari i PD, Sali Berisha, mori pjesë në samitin e 50-vjetorit të Partisë Popullore Europiane, ku zhvilloi takime me dhjetëra funksionarë të BE-së, deputetë të Bundestagut gjerman dhe parlamentarë të tjerë europianë.

Nga Brukseli, Berisha deklaroi se ka paraqitur krizën politike dhe ekonomike në Shqipëri, përqendrimin e pushteteve tek një individ, problemet me korrupsionin dhe rrezikun nga krimi i organizuar dhe droga. Ai konfirmoi se ka shpalosur edhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike si rrugën për zgjedhje të lira.

Berisha vuri theksin tek respektimi i shtetit ligjor, ndarja e pushteteve dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit si kushte për integrimin europian të vendit.

Berisha: Zhvilluam këtu pas takimit që patëm në parlamentin e kryeqytetit të Belgjikës, që është njëkohësisht kryeqyteti i Europës dhe unë kam lidhje tradicionale me parlamentin e këtij qyteti të bekuar.

Erdhëm këtu në parlamentin federal dhe u takuam me zëvendëskryetaren e Komisionit të Jashtëm të parlamentit dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm të parlamentit ku paraqitëm gjendjen në Shqipëri, situatën dramatike në të cilën ndodhet dhe krizën që po e gllabëron Shqipërinë me shtylla kryesore përqendrimin e të gjitha pushteteve në dorë të një njeriu dhe shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale.

Drogën si një fuqi e jashtëzakonshme me rrezikshmëri të lartë për Shqipërinë, por edhe për Belgjikën, Holandën dhe rajonin e më gjerë si dhe qëndrimet e fundit ndaj korrupsionit, bllokimin e heqjes së imunitetit të Edi Ramës për shkak të dosjeve të veta dhe vendimin e tij për të votuar një paketë ligjesh si mburojë për vjedhjet e veta dhe vjedhjet e qeveritarëve.

Ramë dakord të vazhdojmë komunikimin.

Na falënderuam për informacionin dhe debatin që patëm dhe ne jemi besimplotë se autoritetet belge qëndrojnë fuqishëm për shtetin zgjedhor dhe ndarjen e pushteteve, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar.

Mos harroni se në sallat e gjyqit të këtij kryeqyteti ka dalë emri i Edi Ramës si njeriu që i është bërë dhuratë 600 mijë euro ora, është bërë e famshme sipas televizionit belg, dhe problemet e tjera.

Unë garantova se PD mbetet e vendosur dhe ka yll polar në programin e saj integrimin e bazuar në meritë.

Dhe, kushti i të gjitha kushteve, për mendimin tonë, duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor, lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Marsi Korreshi: A shpalosët dhe kërkesën e opozitës tashmë për qeveri teknike në këto takime?

Sali Berisha: Sigurisht që e shpalosëm dhe e paraqitëm atë si mundësia e vetme që shqiptarët të mund të votojnë në zgjedhje të lira sepse qeveria aktuale zhvillon farsë dhe nuk bën zgjedhje.

About Redaksia

Check Also

Serbia-shtet terrorist, kërcënon me vrasje Albin Kurtin/ Rama, letra dashurie me Vuçiç

Serbia kërcënon me vrasje Albin Kurtin në një kohë që pengu i Vucic në Tiranë, …