AFET ka paraqitur shqetësimet e opozitës shqiptare në Parlamentin Evropian, edhe socialistët evropianë janë ndërgjegjësuar

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, shqetësimet e opozitës shqiptare janë reflektuar në raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, duke theksuar se edhe përfaqësues të spektrit socialist në Evropë janë ndërgjegjësuar për zhvillimet në Shqipëri.
Në bashkëbisedimin me qytetarët, ai u ndal te amendimet e propozuara nga Partia Popullore Evropiane dhe çështjet kryesore që lidhen me drejtësinë, korrupsionin dhe proceset zgjedhore në vend.

Albanian Americans: Zoti Berisha, cili ishte thelbi i amendimeve që kërkoi i PPE dhe a do ia paraqesë Parlamentit Evropian?

Sali Berisha: Amendimet i janë paraqitur Parlamentit Evropian, por duhet të keni një gjë parasysh se Komisioni i Jashtëm i Parlamentit dhe Parlamenti Evropian janë pluripartiakë.
Por unë, me deklaratën që pashë dhe që është publikuar të raportit të AFET-it, raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit që ishte me mision faktmbledhës, unë gjeta se aty ishin pasqyruar shumica dërrmuese e shqetësimeve dhe problemeve tona, çka tregonte se edhe socialistët evropianë kanë një ndërgjegjësim më të madh për zhvillimet në Shqipëri.
Thelbi i kërkesave tona është i qartë, dënojmë me forcë bllokimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e vjedhjeve dhe korrupsionit qeveritar nga Edi Rama, lidhjet me krimin e organizuar dhe farsën zgjedhore.
Ju besoj e morët vesh se po këto ditë Shqipëria është shpallur nga instituti më prestigjioz në Evropë për vlerësimin e demokracisë dhe të drejtave, V-Dem quhet ky institut, është shpallur diktaturë autoritare apo autokraci elektorale e shprehur, çka përbën kjo sigurisht një lajm shumë të hidhur.
Por nga ana tjetër përbën një ndërkombëtarizim të problemit të Shqipërisë, të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Evropë dhe në botë.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Largimi i Ramës është emergjencë! Nesër në 18:00 të gjithë në shesh t’i tregojmë vendin…

Deputeti i PD, Belind Këlliçi Këlliçi shkruan se, largimi i Ramës është emergjencë dhe fton …