Bolino pushon nga puna në mes të natës gazetarin: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën!

Pronari i televizionit Report Tv, Carlo Bolino ka shkarkuar nga puna në orët e vona të natës drejtuesin e emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”, gazetarin Ilir Babaramo.

“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna”, deklaron gazetari Babaramo.

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim”, tregon më tej Babaramo.

“Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme”, shprehet gazetari Ilir Babaramo.

About Redaksia

Check Also

Pse nuk po mblidhet Këshilli Kombëtar?/ Berisha: Absolutisht vetëm arsye teknike

Anesti Bajramemaj, A2CNN: Një temë tjetër. Në 30 maj nisi ripërtëritja e Partisë Demokratike, por …