Ultimatumi që i është dhënë Ramës

Në dy takimet e fundit të 6 dhe 13 marsit grupi i punës në Këshillin e Bashkimit Europian nuk ka gjetur dakordësinë e vendeve anëtare për të lejuar Tiranën zyrtare që të kalojë në një stad tjetër të negociatave.

Këtë e konfirmoj zyrtarisht vetë BE: “Shtetet anëtare i drejtuan disa pyetje Komisionit Europian në lidhje me IBAR dhe morën përgjigjet e nevojshme. Pra, ishte thjesht një shkëmbim pikëpamjesh, pa përfundime operative në këtë faze”.

Për shkak të kësaj situate, Brukseli konfirmon se takimet e COELA-s për piketat e ndërmjetme të Shqipërisë do të vijojnë në javët në vijim: “IBAR shërben si bazë për të ashtuquajturin draft-pozicionin e përbashkët të përkohshëm të BE, të cilin Komisioni tashmë ua ka paraqitur shteteve anëtare dhe për të cilin diskutimet në COELA do të vazhdojnë në javët dhe muajt në vijim”.

Pak ditë më pare, Këshilli gjerman për marrëdhëniet me jashtë e paralajmëroi mazhorancën se Shqipëria se ndodhet në një situatë kritike për të marrë raportin pozitiv të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) pasi Gjermania kërkon që të mos pengohen hetimet për zyrtarë të lartë kur vjen puna tek imuniteti.

Ultimatumi që i është dhënë Ramës nga vendet partnere, jo në mënyrë diplomatike, por në mënyrë të prerë, ka qenë se Shqipëria nuk do të pranohet në BE pa lejuar arrestimin e Ballukut.

About Krye Redaktor

Check Also

Rama në SPAK/ Paralajmërimi i Ilir Alimehmetit

I ftuar në podcastin “Përshtjellim” me Ilir Kalemajn, Alimehmeti, është ndalur te sistemi politik dhe …