Berisha: Rama përdori mandatet e krimit për të mbrojtur veten dhe Lubinë! Atë ditë ai doli lakuriq

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria ka deklaruar se, Edi Rama përdori mandatet e krimit për të mbrojtur veten dhe Lubinë nga hetimi për korrupsionin e tyre.

Berisha tha se, për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit e lirë në botë, Edi Rama, ditën që mbrojti nga arrestimi Lubi Ballukun, kreu një akt të barabartë sikur të kishte dalë lakuriq në atë ballkon.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë ju që çdo javë, çdo të hënë, mblidheni në këtë shesh për t’u rikujtuar mbarë shqiptarëve se njeriu që qëndron në këtë ndërtesë është një armik i egër i këtij kombi, një armik i egër i të rinjve shqiptarë, që detyrohen në këtë vend me pasuri të pafundme të marrin rrugët e dheut dhe së bashku me largimin dhe ëndrrën e tyre të bukur që duhet ta ndërtonin këtu në Shqipëri, por këtu nuk e ndërtojnë dot.

Mblidheni këtu për t’u dëshmuar shqiptarëve se njeriu që qëndron në këtë ndërtesë është një armik i ëndrrës evropiane të kombit shqiptar dhe se është i gatshëm për të mbrojtur veprimtarinë e tij kriminale, vjedhjet e tij, të marrë çdo vendim, të shkelmojë çdo interes, të rrënojë çdo të ardhme, çdo ëndërr të shqiptarëve.

Miq, pak ditë më parë Edi Rama përdori mandatet e krimit në pamje të parë për të mbrojtur Lubi Ballukun, në fakt ai mbron veten e tij, mbron familjen e tij, mbron qindra milionë dhe miliarda para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë dhe të vendosura në kontot e tij nëpër botë.

Akti i tij ishte i shëmtuar, ishte i pashembullt.

Por të dashur miq, për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit e lirë në botë, Edi Rama, ditën që mbrojti nga arrestimi Lubi Ballukun, kreu një akt të barabartë sikur të kishte dalë lakuriq në atë ballkon.

Po, po, edhe ju o të nderuar policë, njëlloj sikur të kishte dalë lakuriq aty që ta shihte çdo shqiptar dhe çdo qytetar në Europë se ky është një hajdut që nuk ka ligj as moral.

Atë ditë, ai tregoi veten se cili është, faktoi ato që ju i keni thënë këtu çdo të hënë.

Atë ditë, ai mendoi se vendosi një mur mburojë për vjedhjet e tij.

Por atë ditë ai harroi se ftoi një popull të tërë të ngrihet edhe më fuqishëm për t’i dhënë atë që meriton.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Ilir Proda u takua me Suel Çelën në Elbasan, SPAK të verifikojë kamerat!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një intervistë në “Studio24” deklaroi se …