Ish-ministri i PS: Pse Rama ka marrë ish-shefin e shërbimeve sekrete të Rumanisë…

Ish-ministri Arben Malaj ka folur për zhvillimet e fundit politike, situatën e brendshme në Partinë Socialiste dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Malaj tregoi edhe debatet që ka pasur vetëm me kryeministrin Rama lidhur më mënyrën e qeverisjes.

“Rama është prekur keq nga një sëmundjen shumë e rëndë për demokracinë që është përgjimi”, u shpreh ai.

Me tej shtoi se, Rama kërkon vetëm të mbijetojë dhe këtë po e bën me rrugën kriminale të përgjimeve.

“PS ndryshe nga PD ka një ndarje në mandate në udhëheqës të ndryshe, PD lindi dhe larg qoftë do vdesë poltikish duke pasur po një kryetar partie. Ndërsa PS, pas 2005 që kur erdhi Rama ndryshoi 100 % mënyrën se si do organizonte dhe drejtonte PS. Debati m i parë me të ishte se PS nuk mund të jetë repart ushtarak. Sepse Rama sapo erdhi në pushtet filloi të përdorë këto pajisjet e përgjimit, nuk e di pse është i dashuruar kaq shumë me shërbime sekrete.

Ne kemi pasur debat dhe ka qenë jo i lehtë. Rotacioni ndodh, por jo si në Shqipëri që të kesh mandatin e parë, të kesh më shumë pikë në mandatin e dytë dhe më shumë vota në mandatin e 3 dhe të vetë-shpallesh mbret kryeministror në mandatin e 4. Pra ideja ime ishte që PS duhet modernizuar përpara se të vinte në pushtet. Ndërsa Rama ishte i idesë se duhej të vinte në pushtet më pas të modernizohej.

Rama bëri krushqi me vëllain e tij siamez Berishën dhe ndryshuan Kushtetutën. Ajo mbledhje kërcënuese që bëri Rama që i tha Damianit e di ku i con ato që xhiron këtu, që i tha edhe Spiropalit se si flet ti keq për qeverisjen tonë. E di i tha ish-ministrit të Brendshëm që më shan nëpër komisariate do të thotë që Rama është prekur keq nga një sëmundjen shumë e rëndë për demokracinë që është përgjimi”, tha ai, duke shtuar: “Rama mori nga Rumania ish-shefin e shërbimeve sekrete të Rumanisë nuk e di për çfarë i duhej. Skandali që ka bërë me Mcgonigal”.

About Redaksia

Check Also

SHBA avancon me Ambasadorin e ri/ Raporti i plotë që ka mbërritur në Senat

Pak ditë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, nominoi Eric P. Wendt për ambasador në …