Pa shpresë nuk ka dritë, kush vret shpresën hap portat e kaosit!

Nga Bislim AHMETAJ

#Shqipëria është shndërruar në një vend ku SHPRESA konsiderohet si mall luksi dhe jo si një nevoj për dritë, zhvillim dhe të ardhme.

#Shpresa si një strukturë e brendëshme që e orienton njeriun drejt të ardhmes është bërë monopol i një grupi të korruptuar njerëzish, të cilët synojnë dhe ja kanë arritur në një farë mase, të jenë pronar të lirisë së njerëzve.

#Po nuk qe i lirë brenda vetës tënde nuk mund ta ushqesh dot shpresën, liria është ushqimi i vetëm i saj.

#Shpresë në këtë vend sot mund të “rrezatojnë” vetëm ata që marrin leje ose e përdorin energjinë ontologjike që çliron ajo, në funksion të atyre që i zotërojnë “çelsat” e shpresës.

#Kush e vret dhe shkatërron shpresën është lajmëtar i kaosit dhe fatin e djallit do ketë, sepse ajo sipas filozofit gjerman Ernst Bloch “është parimi themelor i egzistencës, është dritarja e vetme e hapur për transformim dhe ndryshim”.

#Shpresa “se në Shqipëri mund të jetohet mirë dhe shumë mirë” është shndërrur në iluzion optik nga qeverisja e mbrapshtë e EdiMarres.

#Ky realitet s’do koment, për këtë është i bindur edhe i verbri, edhe shurdhi edhe i mangëti në tru.

#Këtë e tregojnë statistikat pandemike të emigracionit, këtë e fakton luksi dhe korrupsioni i oligarkisë së kullave dhe resoreve, këtë e saktëson rrudhja e tregut të nevojave jetike.

#Aq bërtasin këto nevoja sa edhe të shpresosh për një jetë më të mirë është shndërruar në luks dhe shpresa është monopolizuar .

#Është detyrë dhe mision i opozitës që ta mbaj të ndezuar flakën e shpresës, ta shpërndaj atë në çdo shtresë dhe grup social të shoqërisë, në çdo cep të atdheut.

#Është detyrë e opozitës ta shndërroj shpresën në besim dhe besimin në ndryshim.

#Kjo është sprova e opozitës, këtë sprovë i ka caktuar asaj historia.

#Koha është të tregoj që mundet, #Koha është që të sfidohet në këtë mision jetik për vendin.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "D Demokratike ា OZITA NE SIO ΖΙΤΑΝΕ ZITANE NE OPOZITA NÊ AKSI"

About Redaksia

Check Also

Teza e re e Ramës, në fakt konfirmon korrupsionin e tij!

Nga Belind Këlliçi Pasi shpalli se shkelja e barazisë në tendera, apo shpërdorimi i detyrës …