-PS duket se, po përgatitet për zgjedhjet lokale duke nisur punën në terren. Po opozita ku është, a nuk do ishte mirë që kandidatët për bashki të jenë përzgjedhur 1 vit përpara, që të kenë kohë të njihen nga publiku dhe të kenë mundësi që të punojnë me elektoratin. Herët e kaluara kur kandidatët janë zgjedhur 2 muaj para, nuk kanë prodhuar rezultate të mira për opozitën në tërësi.
Sali Berisha: Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda partisë. Ndërkohë që po mendohet, po punohet edhe për zgjedhjet lokale.
Pra nuk do jenë dy muaj përpara, ju siguroj do të jenë shumë më herët se zgjedhjet e fundit dhe ne do të bëjmë gjithçka për kandidaturat më të mira.
Gazeta RD