Dallëndyshja e IKMT thirret në SPAK

Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici është paraqitur paraditen e kësaj të martë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

Bici është parë të hyjë e vetme në SPAK.

Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në Gjykatën e Posaçme.

Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti. Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.

Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

About Redaksia

Check Also

Anëtarësimi pa të drejta të plota në BE/ Berisha: Siparin e hapën Vuçiçi dhe argati i tij Edi Rama, pa pyetur kombet e tyre

Marsi Korreshi, SYRI TV: Ndërkohë, po të qëndrojmë tek kjo temë, zoti Berisha, të paktën …