Zhupa: Bashkimi bëhet rreth shumicës, jo rreth pakicës

Deputetja Ina Zhupa, që rezultoi mes emrave më të votuar në Kryesinë e re të PD-së njeh Sali Berishën në krye të së djathtës shqiptare.

Ajo nuk ka dyshime për legjitimitetin, ndërsa thotë se për ligjshmërinë pret të flasë gjykata e Apelit.

“Unë jam anëtare e PD-së prej 12 vitesh dhe aktive në PD me një zë publik në 9 vitet e fundit. I gjithë kontributi im është që demokratët të kenë mundësi dhe të vijnë në pushtet.

Në PD sot ka një ndarje dhe nuk mund ta mohojmë, është detyra jonë të shkojmë drejt bashkimit.

PD sot ka vetëm një problem, i ligjshmërisë, që është në gjykatë. Nuk ka problem me legjitimitetin, pasi sot anëtare e kryesisë ku unë jam është legjitime si institucion dhe unë zgjodha ftesën të pranoja të kandidoja në kryesi.

Bashkimi i demokratëve bën fuqinë, të lëmë gjërat e pakëndshme që kemi thënë edhe në drejtim të njëri tjetrit.

Në 6 mars doli se ku ishte shumica, që ishte alternativa e përfaqësuar nga zoti Berisha. Bashkimi është rreth shumicës dhe jo pakicës” tha ajo.

About Redaksia2

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply