Berisha: Afera e Portit të Durrësit, afera më e madhe korruptive që ka Europa në tryezë! Portin e peshkimit e morën dy trafikantë

Kryetari i PD, Sali Berisha, e cilësoi aferën e Portit të Durrësit si aferën më të madhe korruptive që ka Evropa në tryezë.

Gjatë një tryeza diskutimit mbi zhvillimet e Portit të Durrësit, Berisha tha se, portin e peshkimit e morën dy trafikantë.

Berisha: Faleminderit zoti kryetar, të nderuar të pranishëm, deputetë të qarkut të Durrësit, drejtues të PD, specialistë dhe ekspertë të shquar të fushës së transportit dhe përfaëqësues të interesave të qytetarëve të Durrësit.
Çështja që ne shtrojmë sot është për momentin afera më e madhe korruptive që Europa ka në tryezë.
Kjo aferë shkon të paktën, të marrë së bashku përvetësimin e pasurisë publike, nga të gjitha pasuritë publike që kanë shqiptarët sot, numri një është porti i Durrësit. Pas portit vjen kaskada.
Porti me trojet dhe të gjitha është pasuria publike më e madhe e cila shkon në 3.8- 4 miliardë euro.
Edhe kaskada ka vlerën e vet, por porti e ka më të madhe.
Është një investim mijëravjeçar, por që ka shërbyer si kryeurë e lidhjes së shqiptarëve me Perëndimin dhe ka qenë në pozicionin e tij jashtëzakonisht strategjik dhe një faktor shumë i rëndësishëm në çmimet, në transportin e leverdishëm, etj, etj.
Historia e këtij korrupsioni të përmasave të pakufishme është e tillë. Durrësi në vitin 2013, duhet ta dini ju të gjithë, kishte zonën e përcaktuar për marinën e vet.
Durrësi donte një port marine, nuk diskutohet.
Qytetit i mungonte porti i peshkimit, i mungonte një port marinë.
Porti i peshkimit u ndërtua me paratë e Bankës Botërore, por pavarësisht se u ndërtua, atë e morën dy trafikantë të damkosur ndërkombëtare, një Naim Bej dhe ky Gjergji Luca.
Këta e morën atë se donin detyrimisht të kishin eksesin e tyre në profesionin që ushtronin.
Por marina ishte e përcaktuar me projekt, me tender, me të gjitha midis Currilave dhe hotel Vollgës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lufta kundër korrupsionit, e pashpresë përsa kohë të jetë Rama aty! Gjithçka në dorën e qytetarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është e pashpresë …