Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne dhe qytetarët e Durrësit do të mbrojmë Portin e Durrësit, këtë pasuri të madhe publike.
“Këtu e kam një mesazh unë që më dërgon njëri për Flamur Gjuzin.
Flamur Gjuzi, i cili i merr punonjësit dhe u thotë partia ime do këto, do këto ose ik.
Bën pra një diferencim politik, të cilin e bënte në Kosovë regjimi i Millosheviçit.
Ky është diferencimi që kanë filluar këta patronazhistë hajdutë të bëjnë ndaj qytetarëve.
Dhe ky Flamuri nuk është përjashtim, shumica e patronazhistëve janë të tillë se kanë hall të mbrojnë vjedhjet e tyre, krimet e tyre.
Ne do të qëndrojmë dhe qytetarët e Durrësit jam i bindur do të qëndrojnë në mbrojtje të kësaj pasurie të madhe publike.
Dhe Edi Rama nuk do mund kurrë të kapërcejë këtë vjedhje të madhe që po i bën Durrësit dhe Shqipërisë”, tha Berisha.
Gazeta RD