Katër persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zjarrin e rënë në një pallat 12-katësh në Tiranë ditën e djeshme.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, ndër të arrestuarit janë administratori i pallatit dhe menaxherja e supermarketit që ndodhej në katin e parë.
Mësohet gjithashtu se është shpallur në kërkim ndërtuesi i kompleksit Armand Lilo.
Zjarri në kompleksin e pallateve te zona e njohur si “Farmacia 10” dyshohet se nisi në cepin e një marketi në disa mbeturina kartoni që i kishin lënë punonjësit e marketit.
Si pasojë, rreth 10 persona mbetën të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

Gazeta RD