Berisha: Taulant Balla ka nxjerrë dje nga burgu vëllain e Suel Çelës, e ka çuar në spital!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Taulant Ballës se ditën e djeshme nga nxjerrë nga burgu, Mario Çelën, i ekstraduar pak kohë më parë nga Belgjika.

Sipas Berishës, vëllai i Suel Çelës pasi është nxjerrë nga burgu i Peqinit është dërguar në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

Berisha thotë se, “Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen”.

About Redaksia

Check Also

Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! Mediat proqeveritare e censuruan fjalën e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën për median u ndal dhe tek fjalimi i …