Si Rama-Veliaj i “dorëzuan” anëtarit të bandës miliarda për ndërtimin e shkollave

Nga Boldnews.al

Biznesmeni i ndërtimit, Jetmir Pepa, është shpallur zyrtarisht në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, nën dyshimet se është pjesë e një grupi të rëndësishëm kriminal të angazhuar në trafikun e narkotikëve.

Për momentin, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) nuk ka dhënë detaje mbi veprimtarinë e dyshuar kriminale të Pepës dhe 10 personave të tjerë, duke u kufizuar në një informacion të përgjithshëm.

Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim”, thuhet në një qëndrim paraprak të prokurorisë.

Në foto: Sipërmarrësi Jetmir Pepa, pronar i “Pepa Group”

Jetmir Pepa është një emër shumë i rëndësishëm në fushën e ndërtimit në Shqipëri. Kompania e tij, “Pepa Group”, vetëm për periudhën 2019-2025 ka arkëtuar mbi 20 milionë euro nga tenderat publikë sipas të dhënave të përpunuara nga “open.data Albania”, ndërkohë që kjo shumë pritet të shumëfishohet, në vijim të kontratave që janë nënshkruar me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës e njësi të tjera vendore për “Rindërtimin” dhe ndërtimin e disa shkollave.

Ndërtimi i shkollave nga “grupi kriminal”

Për momentin, Jetmir Pepa është vetëm një “i dyshuar” për pjesëmarrje në grup kriminal. Por, megjithatë, rasti i tij, i bashkëngjitet edhe shumë të tjerëve të ngjashëm, të cilët krijojnë dyshimet se tenderat publikë përfitohen në masë nga eksponentë të krimit të organizuar.

Të dhënat zyrtare të konsultuara nga “Boldnews.al” tregojnë se “Pepa Group” e Jetmir Pepës ka fituar tendera disa-miliona euro për ndërtimin e disa shkollave, duke krijuar një situatë absurd të përfshirjes së elementëve të dyshuar të krimit të organizuar në investimet infrastrukturore të arsimit.

Shkolla “Kosova”

Shumëkujt mund t’i kujtohen deklaratat entuziaste të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, kur reklamonte ndërtimin e shkollës “Kosova”, në kryeqytet.

Në foto: Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Në investimin për këtë shkollë gjenden edhe gjurmët e “Pepa Group” të Jetmir Pepës.

Në 30 dhjetor 2019, Bashkia e Tiranës lidhi kontratë me “Pepa Group” për “ndërtimin e terreneve sportive të shkollës Kosova”, në përfundim të një tenderi, ku kompania e Jetmir Pepës u shpall fituese, pasi më parë ishin skualifikuar nga gara 9 pjesëmarrës të tjerë në procedurë.

Në foto: Dokumenti i tenderit për terrenet sportive në shkollën “Kosova”

Kontrata e nënshkruar nga Veliaj dhe “Pepa Group” kishte një fond prej 11.3 milionë lekë të reja (rreth 100 mijë euro).

Shkolla “Pjetër Budi”

Në prill të vitit 2024, kur Veliaj ishte ende në funksion të plotë në krye të Bashkisë së Tiranës, kompania “Pepa Group” e Jetmir Pepës shpallet fituese e tenderit për ndërtimin e një tjetër shkolle në kryeqytet, “Pjetër Budi”.

Në foto: Rezultati i tenderit për ndërtimin e shkollës “Pjetër Budi”

Në procedurën me fond limit 374 milionë lekë të reja (rreth 3.7 milionë euro), “Pepa Group” u shpall fituese në përfundim të një gare me 19 konkurentë.

Nga procedura u skualifikuan fillimisht 10 kompani, para se tenderi të shkonte në favor të Jetmir Pepës.

Shkolla e Sukthit

Përtej Tiranës, kompania “Pepa Group” ka fituar tendera për ndërtimin e institucioneve arsimore publike edhe në Durrës e Fushë-Arrëz.

Në nëntor 2024, Bashkia e Durrësit, nën drejtimin e socialistes Emirjana Sako, shpall Jetmir Pepën fitues të tenderit për ndërtimin e shkollës Vadardh, në Sukth.

Në foto: Rezultatet e tenderit për rindërtimin e shkollës në Sukth, Durrës

Procedura me fond limit 268 milionë lekë të reja (rreth 2.7 milionë euro) ishte në kuadër të procesit të Rindërtimit, pas dëmeve të shkarkuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Shkolla në Fushë-Arrëz

Pak vitë më parë, në 2019, “Pepa Group” ishte shpallur fituese edhe në një tender të zhvilluar nga Bashkia e Fushë-Arrëzit, për “ndërtimin e palestrës dhe ambjenteve sportive në shkollën “70-Vjetori” të qytetit.

Në foto: Tenderi për rikonstruksionin e shkollës në Fushë-Arrëz

Sipas një dokumenti të publikuar nga “open.data”, procedura kishte fond limit rreth 400 mijë euro dhe në tender morën pjesë gjithsej 3 operatorë ekonomikë, nga të cilët dy u skualifikuan.

Qendra “Teda”

Krahas shkollave, “Pepa Group” rezulton fituese e tenderave edhe në infrastukurë kulturore e sociale. Për këtë, rikthehemi në Tiranë.

Në foto: Rezultatet e tenderit për qendrën “TEN” në Tiranë

Në fund të dhjetorit 2022, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, shpall tenderin për ndërtimin e qendrës kulturore e sociale “Ten”. Projekti u kundërshtua nga banorët e zonës “Myslym Shyri”, megjithatë bashkia vijoi procedurat e prokurimit public.

Në garë për fondin rreth 600 mijë euro ishin 13 operatorë ekonomikë. Në përfundim, bashkia e drejtuar nga Veliaj skualifikon 12 operatorë. Në garë mbetet vetëm “Pepa Group” e Jetmir Pepës, e cila u shpall edhe fituese.

Në foto: Punimet në qendrën “Ten” janë pezulluar

Ndërtimi i qendrës “Ten”, aktualisht ka mbetur i pezulluar, në vijim të procedurave gjyqësore që po zhvillojnë banorët në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Qendra “TEDA”

Kompania “Pepa Group” e Jetmir Pepës rezulton fituese edhe në tenderin afërsisht 10 milionë euro të zhvilluar nga Erion Veliaj i Bashkisë së Tiranës për “Ndërtimin e ambjenteve të shërbimeve në qendrën TEDA (Zona e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik)”.

Në foto: Tenderi për qendrën “TEDA”

Procedura tenderuese është mbyllur në korrik të vitit 2024. Në tender morën pjesë 14 operatorë ekonomikë, nga të cilët 3 u skualifikuan.

Miliarda nga Rindërtimi

Kompania “Pepa Group” rezulton gjithashtu një ndër përfitueset më të mëdha të tenderave të Rindërtimit, të zhvilluara nga qeveria shqiptare e Edi Ramës.

Për të riparuar pasojat e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit 2019, qeveria miratoi një seri aktesh nënligjore, të cilat krijonin kushtet për të zhvilluar tendera emergjence për ndërtimin e infrastrukturës publike e pallateve të banimit, me procedura të kufizuara dhe pa një garë të plotë e reale.

Të dhënat zyrtare, të publikuara në mënyrë periodike, tregojnë se “Pepa Group” është fituese e përhershme e procedurave, që llogariten në miliona euro.

Në vijim janë disa nga procedurat e fituara nga kompania e ndërtimit e Jetmir Pepës:

– Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë. (Programi i Rindërtimit). “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 12 (Seksioni A) në zonën zhvillimore “5 Maji”

– Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim në Njësine Administrative Ndroq, ku janë të përcaktuara 34 shtepi: të ndara: 1+1= 10 shtëpi; 2+1= 11 shtëpi; 3+1= 13 shtepi. (Programi i Rindërtimit)       

 – Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim ne Njësinë Administrative Krrabë.

Në foto: Pamje nga Rindërtimi, rruga “5 Maji”, Tiranë

– Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim”, në Njësinë Administrative Pezë, Shëngjergj dhe Dajt, ku jane te percaktuara 18 shtepi, te ndara: 1+1= 4 shtëpi; 2+1= 9 shtëpi; 3+1= 5 shtepi (Programi i Rindërtimit)

 – Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim”, në Njësinë Administrative Ndroq, ku jane te percaktuara 55 shtepi, te ndara: 1+1= 20 shtëpi; 2+1= 18 shtëpi; 3+1= 17 shtepi.(Programi i Rindërtimit)         

– Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim në Njesitë Administrative Baldushk ku janë të përcaktuara 23 shtëpi. (Programi i Rindërtimit)

Në foto: Automjet i rëndë i “Pepa Group” në Unazën e Vogël të Tiranës

– Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër: Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim ne Njesine Administrative Baldushk ku jane te percaktuara 4 shtepi. (Programi i Rindërtimit)                         

– Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër: Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim në Njesinë Administrative Baldushk ku janë të përcaktuara 40 shtepi (Programi i Rindërtimit)                                    

– Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër: Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim në Njesitë Administrative Baldushk dhe Bërzhitë ku janë të përcaktuara 50 shtepi. (Programi i Rindërtimit)

About Redaksia

Check Also

Berisha për Salianjin: Unë sulmoja Ergys Agasin, ai drekonte me të! Përdori Suel Çelën për të kërcënuar demokratët

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me fermerët e Beratit dhe Kuçovës, u është …