Berisha thirrje fermerëve: Të largojmë qeverinë, programi ynë do zbatohet pikë për pikë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje fermerëve shqiptarë të angazhohen për ndryshimin e qeverisë dhe i ftoi për protestën e 17 prillit.

Gjatë takimit me fermerët, Berisha deklaroi se largimi i qeverisë është, sipas tij, e vetmja rrugë për t’u rikthyer qytetarëve pasuritë, fondet publike dhe perspektiva ekonomike në vend.

Ai theksoi se Shqipëria ka potenciale të mëdha natyrore dhe njerëzore, duke vlerësuar punën e fermerëve dhe rolin e tyre në zhvillimin e ekonomisë. Sipas tij, këto potenciale nuk janë shfrytëzuar siç duhet nga qeveria aktuale.

Berisha: Si përfundim, një kohë shumë e vështirë.

Një kohë shumë e vështirë, por një kohë që na thërret të gjithëve.

Një kohë që fton çdo fermer për të larguar këtë qeveri.

Ka vetëm një rrugë, largimi i saj në mënyrë për t’ua rikthyer Shqipërinë qytetarëve shqiptarë.

Për t’u rikthyer shqiptarëve pasuritë e këtij vendi, fondet publike, të ardhmen e tyre në këtë vend.

Nuk ka vend më të bekuar se Shqipëria në pasuri natyrore. Absolutisht.

Nuk ka njerëz më punëtorë se ju.

Dhe ai vjen dhe kujton se u mashtron, se kujton se nuk lexoni ju.

Ndaj dhe u ftoj ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitoren tonë.

U siguroj se programi i paraqitur para jush, do zbatohet pikë për pikë si në interesin tuaj, ashtu edhe një interesin e shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Pastrimi i parave/ Karteli i kokainës me dhjetra milionë euro nga Rama

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka ndërmarrë një hap goditës duke shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar …