Gallata me policinë/ Tërhiqet nga shpallja në kërkim e Lilos

Policia e Tiranë duket se është tërhequr nga vendimi i shpalljes në kërkim të Armand Lilos, pronar i kompanisë “Arlis Ndërtim”, që kishte ndërtuar kompleksin e pallateve pranë “Farmacisë 10” në Tiranë, që u dogj një ditë më parë.

Në njoftimin zyrtar dërguar mediave për këtë ngjarje, thuhet se Lilo është thjesht nën hetim, për shkatërrim të pronës nga pakujdesia, njësoj si punonjëset e supermarketit “Big Market” nga ku dyshohet se nisi zjarri.

Nuk dihet arsyeja e tërheqjes së policisë për ta arrestuar Lilon, por burime brenda policisë thanë për Zoom.al se ai është një person me lidhje të forta politike dhe në sistemin e drejtësisë. Lilo është kunat i ish -ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafa, autorit të Reformës në Drejtësi dhe klient i preferuar i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por teksa Lilo gëzon i qetë lirinë, në pranga kanë përfunduar katër persona të tjerë.

Ata janë: inxhinieri i kompanisë “Arlis Ndërtim”, Enver Ademi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, administratori i pallatit Agron Cara dhe menaxherja e Big Market që ndodhej në katin e parë të pallatit, Razie Sula.

Hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

Nga zjarri i rënë ditën e djeshme, 11 persona u paraqit në spital me probleme shëndetësore për shkak të asfiksisë.

Ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Paraprakisht bëhet fjalë për rreth 30 apartamente të djegur plotësisht.

About Krye Redaktor

Check Also

Fluturimet sekrete të charterit N418RY/ Çfarë transportoi Ron Yeffet i Ramës, konfirmimi nga SHBA

Dyshimet për Ron Yeffet që është një personazh i dyshuar për mashtrim dhe zhvatje, tek …