Anëtarja e kryesisë së re të PD-së, Edith Harxhi thotë se Amerika nuk e ka problemin me PD-në, por individin (Sali Berishën).
Harxhi tha se në mesazhin ngushëllues të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken për Bujar Nishanin, ku e falenderonte për kontributin në PD, dhe kishte po ashtu një mesazh që gjërat po ndryshojnë në Washington.
“Është individuale, PD nuk ka problem me Amerikën. Keni parë që Berisha ka bërë takime me ish kongresmenë. Do të vazhdojë edhe ky proces me ne,, sepse nuk kemi asnjë lloj kufizimi. Nuk duhet bërë ky term përgjithësues”, theksoi Harxhi.
Mesazhi i Blinken që falenderoi Nishanin për kontributin në PD. “Ishte mesazh i qartë që tregon që SHBA nuk kanë asnjë problem të hapur me PD. Ishte mesazh ngushëllimi. E kisha pritur një mesazh, por kjo tregon që gjërat po ndryshojnë në Washington”, tha Harxhi.