Dhuna policore në protestë/ Gazetari humb ndjenjat, dërgohet me urgjencë në spital

Situata para kryeministrisë u tensionua edhe më shumë, kur gazetari Aulon Kalaja ka shfaqur probleme shëndetësore për shkak të dhunës policore, të cilët e goditën me shkelma, dhe gazit lotsjellës që u hodh në drejtim të protestuesve dhe eksponentëve demokratë.

Aulon Kalaja është parë i shtrirë në tokë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa në ndihmë i erdhën qytetarët.

Në gjendje të fikëti, Aulon Kalaja u transportua në krahë nga qytetarët të cilët e nisën me ambulancë drejt spitalit.

About Redaksia

Check Also

Seanca e fundit e Parlamentit/ Protestuesit, gati nesër me vezë

Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë :27 korrik …