Mimoza Rexhvelaj: Doktor, ju thatë kryengritje paqësore, por tingëllon si kundërshti në vetevete, pas mbrëmjes së djeshme ky togfjalësh nuk ka më kuptim për ne qe u helmuam me gaz.
Sali Berisha: Mimoza, ne jemi Parti Demokratike. Ne kurrë nuk kemi synuar dhe nuk synojmë pushtet me dhunë. Ndaj dhe ne vazhdojmë kryengritjen paqësore deri në realizimin e qëllimit tonë.
Unë e kuptoj, isha dhe jam dëshmitar i të gjitha akteve ç’njerëzore, shtazore që kryen ndaj protestuesve paqësor. Por ne nuk tërhiqemi nga strategjia jonë dhe nuk duhet të tërhiqemi.
Ne duhet të vazhdojmë këtë betejë për një mijë e një arsye.
Do të vazhdojmë këtë betejë për farsën elektorale të Edi Ramës, për aferën Rama-Balluku, për aferën e AKSHI-t, për Portin e Durrësit dhe dhjetëra afera të tjera.
Një popull që nuk proteston, që hesht ndaj padrejtësive dhe krimeve të tilla, tregon një shkallë ekstreme nënshtrimi. Por ne do të provojmë të kundërtën.
Gazeta RD