Berisha: Mësuesi Alban Bejleri është një ‘Dëshmor i Atdheut’. Qeveria vlerëson vetëm kriminelët

Genc Koreja: Doktor, nuk e di a jeni në dijeni, por para pak ditësh mes maleve të Marjanit në Maliq, humbi jetën Alban Bejleri. Udhëtonte çdo ditë 45 km me makinë nga Maliqi, dhe 4 orë në këmbë vetëm për 2-3 nxënës në atë fshat. Edhe pse kishte bërë kërkesë për transferim, kërkesa e tij nuk u mor asnjëherë parasysh. Jo vetëm kaq, por nuk kemi dëgjuar asnjë mesazh ngushëllimi nga ana e Ministrisë së Arsimit. Si mund të sillet një qeveri kështu me mësuesit.

Sali Berisha: Albani është një ‘Dëshmor i Atdheut’. Një mësues hero i vërtetë, një misionar i pavdekshëm i arsimit shqiptar.
Ai është viktimë e diferencimit politik të kësaj qeveri banditësh, të kësaj organizate kriminale, ai ishte njeri shembullor, një njeri i nderuar dhe unë i shpreh familjes dhe komunitetit, ngushëllimet më të ndjera.
Ndërsa për qeverinë thashë dhe njëherë është një organizatë kriminale. Mos prit nga kjo qeveri të vlerësojë të tjerët përveç se kriminelëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ai që përhap sëmundje është një kriminel që ndëshkohet nga ligji në Shqipëri!

Nesti Spaho: Sipas një raportimi në media, kryetari i bashkisë Gjirokstër dhe 18 punonjës të …