Skandali/ Drejtuesi “Shqiponjave” shpërndarës droge në gjimnazet e Fierit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka ka publikuar një postim në rrjetet sociale, ku akuzon një zyrtar policor të forcave “Shqiponja”, të identifikuar si Enid Pasho, për përfshirje në aktivitete të paligjshme.

Noka shkruan se, Pasho është emëruar së fundmi komandant i forcave “Shqiponja”, është organizator dhe koordinator i shpërndarjes së drogës në gjimnazet e Fierit.

Më tej, Noka paralajmëron se, ai do të japi llogari për aktet dhe dhunën e tij në protestën e PD-së mbrëmjne e djeshme.

Postimi

Mbajini mend këta armiq të popullit opozitar!
Do të japin llogari për aktet e tyre.

ENID PASHO

Komandant i Shqiponjave, i emëruar së fundmi. Organizator dhe koordinator i shpërndarjes së drogës në gjimnazet e Fierit.

About Redaksia

Check Also

A do të ndalen protestat?/ Mesazhi i Berishës për strukturat e PD

Mirash Gecaj: Ju po bëni një punë të jashtëzakonshme. Një vërejtje kam për strukturat e …