Nga Redin HAFIZI
Nuk ka ndryshim pa bindje filozofike dhe ky eshte urimi im per “Vitin e Ri 2022”. Qe ne pamje te pare shohim se viti qe po leme tregoi nje marreveshje mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes. Te dy kuptohen me mesazhe qe ia dergojne njeri-tjetrit duke shprehur vetem dashuri dhe vazhdimesi. Te dy kerkojne bashkeqeverrisje dhe vetem ne kete menyre e shohin te ardhmen. Te dy nuk punojne per Shqiptaret, por thjesht per te ardhmen e tyre, njeri i forte ne opozite me ndihmen e qeverrise dhe tjetri i forte ne krye te qeverrise me ndihmen e opozites. Kjo eshte e ardhmja qe na dhuron bashkepunimi Rama-Basha. Ne funksion te kesaj te dy kane sinkronizuar edhe sloganet e tyre.
Pas zgjedhjeve te prillit 2021, Rama menjehere hodhi idene e bashkepunimit me Lulzim Bashen nen moton “Shqiperia e ardhmja jone”. Dora e dashnorit permanent u zgjat. Bashes i mbetej te mos ishte i turpshem, por te vazhdonte ne rrugen per te cilen ishte perzgjedhur. Ne kete rruge kishte nje pengese dhe ishte karakteri, tradita, fryma qe forca politike ku aderonte Basha perfaqeson. PD eshte nje parti me rrenje te forta ne tradite dhe kurre nuk ka pranuar te ndahet nga e shkuara, e tashmja per te pranuar nje te ardhme te dhuruar dhe pa lidhje logjike. Kjo pengese eshte jetike dhe ka te beje me ekzistencen e PD. Njerez pa karakter dhe jashte tradites se demokrateve nuk mund te zgjedhin te ardhmen. E ardhmja zgjidhet dhe nuk deklarohet. Sa per sloganet jane thjesht deklaratat e dashurise mes Bashes dhe Rames, kur ky i fundit i kerkon te zgjedhe Shqiperine si te ardhme dhe menjehere Basha i pergjigjet se zgjedh te ardhmen. Keto jane thjesht “Perputhen” ose “Love Story” ne politiken Shqiptare, por qytetaret ende ne nje mase te gjere jane nen nivelin e minimumit jetik ne te ardhura dhe kjo nuk ndodh se jemi te varfer, por sepse jemi te vjedhur si popull. Kjo nuk ndodh vetem pasi babezia e qeverrise eshte ne majat me te larta, por edhe pse opozita e Bashes ka qene ne nivelet per te ardhur keq. Ky individ arriti qe demokratet t’a mbeshtesnin nga zori, deri kur shpertheu “Foltorja”.
Me ne fund u rikthyem ne traditen kur mund te themi “Shqiperia e Shqiptareve e ardhmja”. Them se u rikthyem, pasi ne 1990 nuk u ngritem kurre per nje bote me te mire, por per nje Shqiperi me te mire per shqiptaret. Deri ne ate vit Shqiperia ishte kthyer ne burg per vete Shqiptaret, aq sa ne Amerike nuk besohet se mund te ekzekutoheshe nese vendosje te kaloje kufirin. Nderkohe sot serish Shqiperia eshte shnderruar ne burg per Shqiptaret qe kerkojne te largohen te dhunuar nga qeverria dhe te zhgenjyer nga opozita. Kjo e fundit duhet te heqe dore nga sinkronizimi me qeverrine dhe te shnderrohet ne nje force radikale per ndryshim ne “Shqiperia e Shqiptareve e ardhmja”. Kete e ndjej se e sjellin vetem individe qe ndajne te njejtin ideal, forcen tone si komb dhe traditen ku nuk gabon kurre.
P.S. Ne jemi te djathte, jemi konservatore. Ndryshimet i shohim me skepticizem, por kur i perqafojme, ngjitemi fort ne ato. Ne si te djathte kemi leshuar dhe jemi terhequr dikur perpara ndryshimit si qellim dhe ide e re. Gabuam dhe pame se leshimi qe u be ka 100 milion viktima ne ndergjegjen e te gjitheve. Nuk ka ndryshim pa bindje filozofike.