Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar një mega-skandal që sipas tij, lidh prokurorin e Posaçëm, Altin Dumani dhe kriminelit Andon Pango.
Në deklaratën për gazetarët nga SPAK, ku ishte për masën ‘detyrim paraqitje’, Berisha tha se Dumani porositi apartament te krimineli Andon Pango, ndërsa prokurori dërgoi truprojën e tij për të shantazhuar e terrorizuar të moshuarit që kishin paguar banesën.
Berisha: Po kujt ia ka porositur thoni ju?
Dëgjoni pak mashtrimin e madh.
Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango.
Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit.
Prisni tani.
Kjo foto është marrë nga video që do u dërgohet ju.
Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza.
Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango?
Siç do shihni videon, banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin.
Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit.
Do e dërgojmë videon të gjithëve.
Prisni se është më tutje.
Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë.
Gazeta RD