Berisha: Dumani bëri kontratë porosie në vitin 2006 për apartamentin ku banonte prej vitit 2004

Kryetari i PD, Sali Berisha denonocoi skandalin e blerjes së një apartamenti 127 metra katrorë në Tiranë nga ish kreu i SPAK, Altin Dumani.

Berisha publikoi dokumentet ku vërtetohet se Dumani bëri kontratë porosie në vitin 2006 për apartamentin në Tiranë ku kishte banuar 2 vite më parë, pra prej vitit 2004. Për Berishën dokumentet janë provë e falsifikimit “më të paskrupullt?

Berisha: Tani ka gjëra shumë interesante.

Ju jeni dëshmitarë se kam denoncuar para jush Altinin me katër banesa.

Si e gjora e Edi Ramës, Linda e AKSHI-t me katër prona, që banon me qira.

Jo Linda e Surrelit, Linda e AKSHI-t.

Edhe ky, nëpunës i shtetit, me një rrogë dhe rrogën e zonjës, arrin të bëhet me katër banesa.

U garantoj se kurrë me rrogë të shtetit nuk mund të blesh në 30 vite se një garsionere apo të themi një dhomë e kuzhinë.

Jo, merreni dhe shiheni, bëni hesapet, kaq është.

Por dëgjoni se çfarë thotë Altin Gjoka. Është e fortë shumë kjo.

Deklaron se kemi filluar të banojmë në apartamentin e tyre prej tetorit të vitit 2004.

Dëgjojeni tani, mbajeni mend këtë, prej tetorit të vitit 2004.

Dhe pastaj thotë, po si e sigurova apartamentin tani?

Hyri në apartament në tetor të vitit 2004, por çfarë pagove, çfarë titulli kishe, ku e more?

A bukur shumë, këto vetëm tek ky mund t’i gjesh.

E mora me kontratë porosie për blerje apartamenti. Kontratë porosie është kur ti e porosit në ndërtim, nuk është ndërtuar, ti jep paratë në ndërtim, me sipërfaqe 127 metër katrorë, po me ç’datë thoni ju?

Thotë banoj nga viti 2004, porosinë e ka Altin Gjoka me 18.08.2006.

Pra, e kuptoni ju, në apartamentin që banon nga viti 2004, thotë se e porosita në vitin 2006?

A mund të ketë falsifikim më të paskrupullt?

Pra, kontratë porosie për blerje apartament banimi 127 metër katrorë me datën 18.08.2006.

About Redaksia

Check Also

Seanca për protestuesit/ Përfaqësuesit e PD në gjykatë: Ku i keni shërbëtorët e narkosit…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe deputetë të PD kanë shkuar në Gjykatën …