Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur gjerësisht te mega-skandali i apartamentit të Altin Dumanit, prokuror pranë SPAK, duke thënë se dhëndri i Dumanit, shtyu gjyqin qëllimisht në Apel që çështja ndaj kriminelit Andon Pango të parashkruhet.
Sipas Berishës, Pango ndodhet në SHBA, nga ku pastron paratë e Dumanit, duke paralajmëruar të tjera detaje skandaloze për këtë çështje.
Berisha: Për këtë mashtrim të Andon Pangos, gjykata e dënon me 6 vite burg.
Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork.
Ç’ndodh tjetër?
Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet.
Është diku në këto gjykatat e faktit.
Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar.
Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit.
Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.

Gazeta RD