Berisha: Nesër zhvillohet gjyqi me Irena Gjokën, do ketë padi për Altin Troplinin…

Kryetari i PD, Sali Berisha, teksa paralajmëroi zhvillimin e seancën gjyqësore me gjyqtaren Irena Gjoka, tha se gjithashtu do të ketë edhe një padi për Altin Dumanin, për shkak se ky i fundit lehtësoi akuzën ndaj gjyqtares së GJKKO.

Berisha në deklaratën për mediat nga SPAK, u shpreh se Dumani i ndryshoi veprat penale në ngarkim të gjyqtares Irena Gjoka, në varësi të xhepit dhe qejfit.

Berisha: Po, duhet t’u informoj se nesër zhvillohet një gjyq në gjykatën speciale në të cilën Irena Gjoka është e paditur për falsifikim, është e paditur për mashtrim, është e paditur për të gjitha veprat penale që ka kryer dhe nga të cilat e ekzonoroi në mënyrë të padenjë, në mënyrë antiligjore Altin Troplini.

Pas kësaj do vazhdojë një padi tjetër e Altin Troplinit, i cili ndryshon veprat penale sipas xhepit dhe qejfit dhe e quan falsifikimin, shpërdorim detyre.

Falsifikimi është falsifikimi në çdo legjislacion të botës dhe ka ndëshkimin e vet.

About Redaksia

Check Also

“Rama krimineli i betonizimit, e shkatërroi Tiranën, u merrte ndërtuesve nga 20%”!

Një protestues e ka cilësuar kryeministri Edi Rama si “krimineli i betonizimit”, teksa foli para …