Berisha: Ne nuk dorëzohemi! Protestën tjetër përgjigja jonë do jetë proporcionale me dhunën e pajustifikuar që u ushtrua ndaj nesh

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Protestën tjetër përgjigja jonë do jetë proporcionale me dhunën e pajustifikuar që u ushtrua ndaj nesh.

Berisha tha se, dita e premte ishte një fitore për ne sepse ekspozuam frikën dhe tmerrin, ligësinë e pafundme që ka kapur Edi Ramën nga kryengritja jonë.

Berisha: Ne ishim në protestë dhe po protestonim.

Çfarë kërkonim ne?

Natyrisht ne kërkonim largimin e Edi Ramës si armiku më i egër në historinë e kombit pas Enver Hoxhës.

Ne protestonim kundër rritjes së çmimit të naftës, protestonim kundër farsës elektorale.

Protestonim kundër rritjes së çmimeve, varfërimit të shqiptarëve.

Protestonim kundër bllokimit të drejtësisë nga Edi Rama me 83 mandate krimi për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut.

Ne ishim në protestë kundër pengesave të mëdha të integrimit në BE.

E para herë që kjo ëndërr shekullore e shqiptarëve është vënë në rrezik nga vjedhjet e Ramës dhe Ballukut që nga viti 1991.

Miq, ne ishim në protestë për pagat e ulëta, për pensionet më të ulëta në rajon dhe më qesharake.

Për apartamentet mollë e ndaluar që asnjë çift nuk mund t’i blejë për të ndërtuar familjen dhe të ardhmen e tyre në këtë vend.

Ne ishim në protestë kundër shpopullimit.

Pra ne ishim në protestë për çdo shqiptar.

Për ata shqiptarë që kanë guximin të dalin në protestë, por edhe për ata që nuk kanë guximin dhe nuk pajtohen me situatën e tmerrshme.

Ne ishim në protestë për të gjithë ata të cilëve u kërcënohet kafshata e gojës.

Ne ishim në protestë si zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve, që sot më shumë se kurrë po kushtron për ndihmë sepse kombi është në situatë të rrezikshme.

Shqipëria po përballet me një katastrofë demografike që nuk e ka njohur për shekuj me radhë.

Shqipëria përballet me një krizë ekzistenciale për shkak të zbatimit të politikave të Vaso Çubrilloviçit në Shqipëri.

Për herë të parë në historinë e vendit po shtrohet pyetja për Shqipërinë, do jetë apo nuk do jetë.

Dhe për këto arsye, për arsye se protestuam, për arsye se ngritëm zërin, për arsye se refuzuam frikën, ne u sulmuam shtazërisht me granata e plumba gome, me helme me spraj ariu, u goditëm, u tërhoqëm zvarrë sikur të ishim populli i shtypur i Iranit, i Sirisë apo i Irakut.

Po kjo të dashur miq na thotë një të vërtetë të madhe.

Ne u dhunuam ditën e premte për të njëjtën arsye pse Asadi, ajatollahët dhunojnë popullin e tyre.

Sepse ata kanë frikë dhe e bëjnë vetëm nga frika.

Frika e Edi Ramës është arsyeja e sulmit që na u bë ne të premten.

Kjo frikë, ky alarm, që nxit dikë të helmojë popullin e tij është veçse karburant për zjarrin e misionit tonë në shpëtimin e Shqipërisë.

Por njëkohësisht kjo frikë, ashtu si me të gjithë diktatorët që përmenda, është shenja dalluese e kapitullimit të tyre.

Ne nuk dorëzohemi.

Dita e premte ishte një fitore për ne sepse ekspozuam frikën dhe tmerrin, ligësinë e pafundme që ka kapur Edi Ramën nga kryengritja jonë.

Ne nuk dorëzohemi. Protestën e ardhshme përgjigja jonë në kryengritjen tonë paqësore do të jetë proporcionale, banditë dëgjojeni, me dhunën e pajustifikuar që na u bë.

About Redaksia

Check Also

Drejtuesit e SPAK thirren në FBI dhe DEA, reagimi i fortë amerikan/ “Luftë korrupsionit dhe krimit të organizuar”

Vizita e drejtuesve të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shtetet …