Historia e marrëdhënieve të Altin Dumanit me të dënuarin Andon Pango

Një histori që nuk është shpjeguar kurrë thjesht për publikun dhe që lidhet drejtpërdrejt me marrëdhëniet pronësore dhe financiare mes Altin Dumanit dhe Andon Pangos

Kjo histori nis në vitin 2006, në një kohë kur Andon Pango ishte aktiv në tregun e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme në Tiranë, ndërsa Altin Dumani kryente një blerje konkrete, të dokumentuar, të një apartamenti rreth 130 metra katror pranë Kopshtit Zoologjik, një zonë që edhe në atë kohë nuk konsiderohej periferi, por një zonë ku çmimet e pallateve ishin të larta dhe kërkesa ishte e fortë

Në kontratën e shitblerjes, çmimi i shënuar është rreth 50 mijë euro, një vlerë që për atë zonë dhe për atë periudhë rezulton dukshëm më e ulët se çmimet reale të tregut, diferencë që nuk kërkon shumë llogari për t’u kuptuar, mjafton të shohësh shitjet e tjera të asaj kohe në të njëjtën zonë

Por ajo që e bën këtë blerje të ndalosh dhe të mendosh nuk është vetëm çmimi, është mënyra si u financua, sepse nga 50 mijë euro vetëm rreth 9 mijë euro rezultojnë si kursime personale, ndërsa pjesa tjetër u mbulua me kredi bankare dhe garant për këtë kredi del vetë Andon Pango, pra njeriu që po shiste apartamentin, një praktikë që në jetën reale nuk ndodh zakonisht dhe që tregon një lidhje shumë më të fortë financiare mes palëve sesa një shitblerje e zakonshme

Kjo marrëdhënie nuk ndalet me kaq, sepse në vite shfaqen edhe pasuri të tjera që lidhen me të njëjtin rreth marrëdhëniesh dhe me të njëjtin emër, duke treguar se raporti mes Altin Dumanit dhe Andon Pangos nuk mbyllet me një kontratë të vetme, por shtrihet në kohë

Për ta kuptuar këtë histori duhet të ndalemi te figura e Andon Pangos, sepse nuk kemi të bëjmë me një qytetar të zakonshëm, por me një ndërtues dhe tregtar pronash që për vite me radhë ka ndërtuar pallate dhe ka shitur apartamente në zona të ndryshme të Tiranës, veçanërisht pranë Kopshtit Zoologjik, Farkës dhe zonave përreth, ku janë ngritur objekte banimi dhe njësi tregtare të pajisura me leje ndërtimi nga institucionet përkatëse

Këto leje ndërtimi, sipas dokumenteve dhe ankesave të njohura ndër vite, janë shoqëruar me probleme që banorët i kanë hasur drejtpërdrejt, si shtesa katësh, ndryshime projekti, mospërputhje mes asaj që ishte miratuar në letra dhe asaj që u ndërtua realisht, probleme që janë përsëritur dhe që kanë bërë që emri i Andon Pangos dhe i shoqërive të lidhura me të të përmendet në lista institucionesh për shkelje të kushteve të ndërtimit

Paralelisht me këto aktivitete ndërtimi, Andon Pango shfaqet edhe në role financiare, si garant bankar për blerje pronash, duke treguar se nuk ishte thjesht ndërtues apo shitës, por një person me peshë reale financiare në këto marrëdhënie, një fakt që merr tjetër kuptim kur lidhet me zhvillimet e mëvonshme

Pas rreth 20 vitesh, Andon Pango përfundon i dënuar për mashtrim financiar në vlera rreth 500 mijë euro, një dënim që është fakt gjyqësor dhe që hedh dritë mbi mënyrën si janë ndërtuar marrëdhëniet e tij ekonomike dhe financiare ndër vite. Vendim, i cili edhe sot vazhdon të mos jetë ekzekutuar.

Kur këto elemente vendosen bashkë: blerja e apartamentit nën treg, kredia me garant shitësin, pasuritë e tjera në vite, pallatet me probleme lejesh ndërtimi dhe më pas dënimi për mashtrim financiar, lindin pyetje që nuk janë as emocionale dhe as politike, por thjesht logjike

Pse një ndërtues del garant për kredinë e blerësit të pronës së tij?

Pse çmimet rezultojnë nën treg?

Pse e njëjta marrëdhënie vazhdon në vite dhe pse i njëjti emër shfaqet në ndërtime me probleme dhe në vendime dënimi për mashtrim?

Përpjekja për ta reduktuar këtë histori te viti i videos nuk ndryshon asgjë, sepse këtu nuk po flitet për një moment të shkëputur në kohë, por për një marrëdhënie që ka nisur herët dhe ka vazhduar në vite, me prona, kredi dhe ndërtime që ekzistojnë edhe sot. Videoja është thjesht pika nga ku nis shpjegimi, jo vetë historia…/Pamfleti

About Krye Redaktor

Check Also

Aferat qindra milionë euro/ Vrasësit dhe trafikantët e drogës të liruar nga Altin Dumani

Sali BERISHA Sot, i komunikova Altin Dumanit, Altin Troplinit dhe tre mbiemrat e tij të …