Nga Belind KELLIÇI
Prapë del emri i Ramës në Gjykatë ndërkombëtare! Këtë herë për vrasje me porosi!!!
Në një gjyq në Angli ku një shqiptar me rekorde kriminale po kërkon të mos ekstradohet, del emri i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Sipas shkrimit të gazetës së njohur britanike, shqiptari ka dëshmuar se kundërshtarët e tij kanë kryer vrasje me porosi të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.
Pyetja që shtrohet në këtë rast është:
Si ka mundësi që për krime të rënda deri tek vrasjet e për lidhje të errëta del sërish emri i Edi Ramës?
Del emri i tij në dosjen dhe në gjyqin e McGonigal.
Del emri i tij në çështjen e Roni mashtruesit, në gjyqin në Florida.
Del emri i tij në gjyqin e banditëve në Bruksel.
Po emri i tij përmendet për samitin e krimit në Aruba, nga shkrimtari italian.
Emri i tij për pritjen në zyrë të njeriut të kartelit famëkeq Sinaloa.
Si ka mundësi? Të gjitha rastësi?!
E vërteta është ajo që shqiptarët dinë. Se Edi Rama ka lidhje me krimin, ndan pushtet me krimin dhe madje ka koordinator për krimin.
Lidhjet janë aq të forta sa nuk i mban dot të fshehta.
Nëse këtu kontrollon gjithçka, këto afera të rënda dalin gjithsesi në mediat e huaja e në sallat e gjyqit, sa në New York, sa në Florida, sa në Belgjikë apo Angli!
Gazeta RD