Bardhi dhe Tabaku takim në Senatin Italian: Në Shqipëri po cënohen standardet demokratike!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Takabu po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Itali, ku kanë nisur takimet me Kryetaren e Grupit Parlamentar të “Forca Italia” në Senatin italian, Stefania Craxi.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardh shkruan se “Italia ka qenë dhe mbetet një nga aleatet më të forta të Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian, një partnere e palëkundur në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë”. Për këtë mbështetje deputetët demokrat i shprehën mirënjohjen. Ata u shprehen se janë të vetëdijshëm se përgjegjësia për ta çuar Shqipërinë përpara i takon vetë shqiptarëve.

Deputetët demokrat konfirmuan qëndrimin e palëkundur të Partisë Demokratike për të mbështetur çdo proces që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Ata theksuan se propaganda po mbizotëron në Shqipëri, ndërsa standardet demokratike po cënohen.

“Integrimi europian nuk është një slogan politik, por një proces që kërkon përkushtim real, reforma të thella dhe standarde të qëndrueshme demokratike.

Fatkeqësisht, sot në vendin tonë po ndodh e kundërta. Propaganda mbizotëron, ndërsa standardet demokratike po cënohen. Ka tregues të qartë për cënimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, ndërkohë që korrupsioni i përhapur në çdo zyrë, jo vetëm që nuk luftohet, por mbrohet politikisht nga mazhoranca. Kjo qasje e dëmton seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.

Shqipëria ka potencialin për të bërë më shumë. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Dhe është detyra jonë ta bëjmë këtë realitet”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Deklarata bombë në Londër, Berisha: Është faktuar me dokumente zyrtare se, Taulant Balla ka porositur vrasje

Klajdi Bodlli, SYRI TV: Z. Berisha, në mediat britanike ka dalë një lajm për një …