Kryetari i PD Sali Berisha tha gjatë fjalës në mbeldhjen egrupit paralamentar se, Rama e mbylli dosjen e tij me Ballukun! Ai tha se, duhet të përgatitemi për kryengritjen më të fuqishme që ka njohur vendi
Berisha: Të dashur miq, sot ata që guxojnë të ngrihen për dinjitet, të ngrihen kundër këtij regjimi, mbrojnë jo vetëm idealet e tyre, por mbrojnë dinjitetin dhe idealet demokratike të çdo shqiptari.
Dhe duhet të pranojmë se në kushtet aktuale, kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, protesta nuk ka qenë, kryengritja nuk ka qenë më e domosdoshme dhe më jetike për vendin.
Edi Rama mendoi se mbylli aferat që shkoi 1.2 miliardë të tij me Lubi Ballukun.
Dhe e vërteta është, duhet të pranojmë, pas tre muajsh, ai i mbylli dyert përfundimisht organit të akuzës.
Dhe e mbylli dosjen e tij me Ballukun, kjo është e pamohueshme.
E mbylli me prokurorët.
E mbylli, pavarësisht se një seri vendesh të BE kërkuan që prokuroria e vendit të mos pengohej në funksionimin e saj.
Kështu që sot ai mendon dhe ndjehet më i fortë se kurrë bazuar në aktet antikushtetuese dhe antikriminale që ka ndërmarrë.
Ndaj dhe sot është më e domosdoshme se kurrë protesta jonë.
Ndaj dhe sot beteja jonë është më jetike se kurrë për këtë vend.
Në ndërgjegjen e çdo shqiptari duhet të jetë e qartë thellë se rruga e vetme për të ndaluar këtë të keqe të madhe është protesta.
Edhe njëherë, Edi Rama e nxori veten mbi ligjin, nuk pyet më për Kushtetutë, nuk pyet më për drejtësi, nuk pyet më as për partnerët ndërkombëtare.
Ose të themi nuk pyet për ata që kërkojnë që në Shqipëri të funksionojë shteti ligjor, të funksionojë Kushtetuta, të garantohet barazia para ligjit.
Për këta ai nuk pyet më.
Atëherë çfarë do bëjmë ne në këto rrethana? Në këto kushte?
Ne do ngrihemi edhe më fuqishëm.
Ky është misioni ynë.
Dhe ky mision sot është më i rëndësishëm se në çdo kohë.
Nuk mund të mbyllë ai kurrsesi afera të cilat i kanë kushtuar dhe u kushtojnë miliarda qytetarëve shqiptarë.
Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, të përgatitemi për kryengritjen e radhës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria për t’i treguar kreut të organizatës kriminale se kurrë nuk pajtohemi ne me këtë veprimtari.
Gazeta RD