Sekuestrimet zbardhin ‘perandorinë e korrupsionit’ të organizatës kriminale të AKSHI-t, që u pasurua me bekimin e Edi Ramës

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, KLEVIS BALLIU

Përshëndetje,
Sekuestrimi i pasurive të anëtarëve të organizatës kriminale të AKSH-it, tregoi pasurinë marramendëse që këta drejtorë të niveleve të dyta kanë arritur duke vjedhur nga taksat e shqiptarëve dhe nga prona publike.
Dhjetëra miliona euro dhe pasuri të investuara në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në apartamente, ku kanë pastruar paratë e korrupsionit dhe të karteleve të drogës që përfaqësojnë, janë shenjë se Shqipëria me këta në krye nuk ngre krye kurrë.
Edi Rama deklaronte se Karçanaj ishte njeri pa shtëpi, dhe jetonte me qira, për ti qarë hallin dmth, ndërkohë që nga sekuestrimi u faktua se, jo Linda e tretë e Ramës, kishte prona dhe dhjetëra llogari të fshehura.
Sa i takon koordinatorit të krimit të organizuar, Ergys Agasi, i cili lëvizte me eskortën e kryeministrit, ai ka akumuluar pasuri sheikësh. Bashkë me “ushtarin” e tij, Beqirajn, me grabitje, pengmarrje e korrupsion kanë vjedhur jo vetëm xhepat e shqiptarëve por edhe kanë cenuar sigurinë kombëtare.
Kjo organizatë kriminale, një institucionin për të cilin Edi Rama ishte krenar, dhe këta eksponentë të krimit në qeveri për të cilët ai mburrej, kanë kërcënuar njerëz dhe kanë marrë peng biznesmenë. Si në rastin e Geron Meçes, të cilin e detyruan të tërheqë ankimet për prokurimet e marra nga baxhanaku i Edi Ramës.
Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi.
Kjo organizatë nuk mund të funksiononte kurrë pa urdhrin dhe mbrojtjen e kryeministrit. As Agasi dhe as Beqiraj nuk kishin funksion zyrtar, por ata kishin bekimin e shefit të qeverisë Edi Rama dhe Lindave të tij.
Kjo organizatë kriminale ka rrjepur shqiptarët duke krijuar këto pasuri përrallore. Por duhet të kuptojmë një gjë shumë të rëndësishme:
Kur Agasi dhe njerëzit përreth kanë arritur këto pasuri, mund të imagjinohet lehtësisht pasuria që zotëron shefi i tyre, Edi Rama.
Partia Demokratike garanton se, me ligjin Antimafia, me ne në qeveri, këto pasuri do t’u kthehen shtetit, qytetarëve, investimeve publike në arsim dhe rrugë.
Nuk duhet të lejojmë që organizata kriminale AKSHI, me në krye Edi Ramën, të vazhdojë të grabisë, të pasurohet dhe të mos ndëshkohet.
Ndaj ne as mund të heshtim, as mund të ndalojmë, as mund të falim apo harrojmë. Protesta është e vetmja formë që heq qafe të keqen dhe hajdutët dhe e kthen Shqipërinë në vend normal.
Të gjithë në protestë!
Të gjithë kundër korrupsionit dhe vjedhjes!
Të gjithë kundër narkoshtetit të Edi Ramës!

About Redaksia

Check Also

Berisha: 130 milionë euro janë vjedhur në djegësin e Tiranës, 130 milionë euro u vodhën edhe në aeroportin e Vlorës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, është …