Votimi në Athinë, standardi që Shqipëria shkeli për pushtetin e Edi Ramës!

Nga Belind KELLIÇI

Votimi sot në Parlamentin grek në shumicë dërrmuese pro heqjes së imunitetit të 13 deputetëve të partisë në pushtet, të dyshuar për korrupsion, ka nxjerrë dhe një herë në pah se sa mbrapa e la Edi Rama Shqipërinë me votën e tij me 12 mars pro korrupsionit dhe kundër drejtësisë.

Leksionin grek Edi Rama pati mundësi ta marrë më shpejt se kushdo tjetër pasi ndodhet pikërisht atje, ku u prit dhe nga Kryeministri.

Por ndryshe nga Rama, kryeministri grek nuk urdhëroi partinë e mbështetësit e tij që të ndalonin drejtësinë e të mbronin aferat në Kuvend. Përkundrazi!

Ky lajm që vjen nga Athina hedh poshtë dhe tezën e përdorur nga Edi Rama sikur dhe në vendet e BE imuniteti nuk hiqet dhe madje nuk lejohet as hetimi pa vendosur kuvendi. Mashtrim i ulët për torollakët e rilindjes e askënd tjetër.

Greqia manifestoi një standard të cilin ne e shkelëm me këmbë, thjesht për interesin personal të një njeriu, për frikën e tij, për lëkurën e tij, për karriken e tij.

Haptazi duke penguar integrimin europian të vendit.

Ndërsa Mali i Zi po bëhet gati të ulet në tryezën e përbashkët ndërqeveritare me BE për të hedhur hapin final të anëtarësimit, për Shqipërinë janë bërë disa mbledhje dhe nuk është marrë një vendim, pasi Edi Rama zgjodhi Belindën dhe pushtetin e tij para Brukselit.

Qytetarët kanë një arsye më shumë sot të ndërgjegjësohen, të ngrihen e të mos pajtohen me këtë regjim të korruptuar që po mban peng vendin dhe të ardhmen tonë.

About Redaksia

Check Also

Hetimet e prokurorëve/ Agasi,1.13 milionë euro për blerje verërash

SPAK ka sekuestruar pasuri të shumta të të shumëkërkuarit Ergys Agasi, i dyshuar si drejtues …