Gjekmarkaj: Rama u përpoq të ngjallte keqardhje, e pastreha Karçanaj na doli me vila e apartamente

Nënkryetari i parlamentit, njëkohësisht deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, denoncoi qeverinë për përfshirje në skandale korrupsioni dhe në lidhje me organizatat kriminale.

Ai mori shkak nga aksioni i fundit i SPAK për sekuestrimin e mbi 40 mln eurove pasuri të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ku përqëndroi sot (23 prill) fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit,

Dhe teksa ironizoi kryeministrin Rama se e mori në mbrojtje ish-drejtoreshën si të pastrehë, duke stisur një histori joreale, Karçanaj tha se doli me miliona euro pasuri, vila e apartamente, “së bashku me çetën pas saj”.

“Edi Rama u përpoq të ngjallte keqardhje për një ish-drejtoreshë të paraqitur si e pastrehë, atë të Akshit!

Nuk jam kundër keqardhjes kur ajo është e merituar ! Jam kundër saj kur është e stisur, jam kundër saj kur përdoret si mjet manipulimi publik e politik!

Por dje SPAK-u foli për rreth 50 milionë euro sekuestrime prona të zonjës dhe çetës pas saj, këto janë punët e vërteta që ju bëni për Shqiperine, dikush, merr 20, dikush 50 dikush 100 ato që rrëfeni sa aty këtu janë paturpësi!”, tha deputeti demokrat mes të tjerash nga salla e Kuvendit.

Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën se e ka ngritur pushtetin e saj bazuar te korrupsioni dhe jo ligji, te padrejtësia dhe jo te drejtësia.

“Doktrina e saj nuk është drejtësia. Është korrupsioni. Gjuha e saj nuk është dialogu. Është propaganda dhe sharja”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

“AKSHI”/ Lubonja: Kreu i bandës është Rama! Karçanajt nuk i numërohen pasuritë!

Analisti Fatos Lubonja ka bërë deklarata të forta lidhur me sekuestrimet e fundit të ish-drejtoreshës …