Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 8 maji duhet të jetë dita e shqiptarëve, të lëmë mënjanë çdo mosmarrëveshje dhe pakënaqësi dhe të bashkohemi.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, u bëj thirrje edhe ju që heshtni, por që shpirtërisht nuk aprovoni kurrë këto vjedhje monstruoze dhe këto qëndrime çnjerëzore ndaj kombit që mban Edi Rama.
Të lëmë mënjanë çdo pakënaqësi.
Të lëmë mënjanë çdo mosmarrëveshje dhe të bashkohemi në këtë kryengritje të fuqishme si shpresa e vetme e shqiptarëve.
Kryengritja e cila synon të bashkojë të gjithë shqiptarët pavarësisht nga moshat, pavarësisht se mund të jenë të bindjeve të ndryshme politike, por që gjykojnë se vjedhjet e tmerrshme të qeveritarëve po shkatërrojnë financat e tyre, po shkatërrojnë vendin e tyre.
8 maji duhet të jetë dita e shqiptarëve.
E protestës së tyre më të fuqishme.
Unë kam besim se do japim me 8 maj mesazhin më të fuqishëm ndaj këtij regjimi bandit dhe hajdut.
Gazeta RD