Berisha: Ergys Agasi është prestanome i Ramës prandaj lëviz i lirë dhe vazhdon ndërtimet!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ergys Agasi është prestanome i Ramës prandaj lëviz i lirë dhe vazhdon ndërtimet!
Berisha theksoi se, ai dhe Ermal Beqiri nuk janë në kërkim ndërkombëtar!

Berisha: Ju e patë se si Linda e gjorë në një apartament me qira, edhe atë të gjetur me okazion sipas asaj dhe Ramës, kishte gjashtë prona.
Gjashtë prona që shkojnë miliona euro.
Ishte personi që në shishe futeshin 200 mijë euro.
E patë arkën ju si ishte.
Vendosej shishja 36 mijë euro në mes, sepse Aurela Koromani thoshte se e dua për nivelet më të larta, dhe shishja pastaj, pjesa tjetër e arkës mbushej me 500-she, prerje euro 500-she.
Kjo është.
Kurse prestanome i Edi Ramës, famëziu Ergys Agasi, edhe sot është i paprekshëm.
Ka blerë toka me 6 euro aty ku janë të paktën 100 euro metri katror, dhe ky e deklaron se janë me 6 euro.
Ka regjistruar në çdo pyll ka ndërtuar vila dhe resorte, dhe po vazhdon ndërtimet gjatë gjithë kësaj kohe se gjoja është në kërkim, në një kohë që ai mbrohet nga policia me urdhër të Edi Ramës.
Mbrohet nga policia sepse Edi Rama dhe Linda Rama janë peng të tij.
Megjithëse zbërthimin e tij të plotë, shqiptarët duhet t’ia njohin për meritë Gerond Meçes.
Pasi nxorën Gerondin jashtë loje, frenat në dorë… Ergys Agasi ndërton me Elvis Doçin, me Pojën e Troplinëve, të cilin e mbrojti Altin Troplini.
Pra, të pafundme janë pronat e tij dhe ky vazhdon sot e kësaj dite të ndërtojë.
Ndërtimet nuk janë ndërprerë dhe nuk ka inspektorat që i afrohet prestanomes së Edi Ramës për t’i ndaluar ndërtimet dhe sekuestruar resortet.
Ermal Beqiri, prona të pafundme. Një kriminel i fushës, i cili meriton të pakën 30 vite burg për vjedhjen dhe nxjerrjen në treg të 20 milionë deklarata tatimore konfidenciale të qytetarëve shqiptarë me urdhër të Edi Ramës.
Edhe Ermal Beqiri jeton i lirë. As për njërin dhe as për tjetrin nuk ka mandat ndërkombëtar arresti.
Jo.
Pse? Sepse janë të sigurt brenda vendit.
Për një kohë ky Agasi ka qëndruar në Manzë, e dinin të gjithë se ku qëndronte.
Tani, më vonë ca kohë ndejti në Surrel, ndejti te Edi Rama apo ka marrë një shtëpi me qira afër tij, këtë nuk mund ta them.
Qëndron në resortin e tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shumë shpejt do fillojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë

-Kemi 1 vit nga zgjedhjet lokale. Kur do e nisë PD procesin e përzgjedhjes së …