Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, atë që ka bërë në kadastër Edi Rama nëpërmjet Ergys Agasit, nuk e ka bërë asnjë pushtues! Ai theksoi se, janë tjetërsuar mijëra prona.
Berisha: Nga kjo organizatë mafioze janë bërë tjetërsimet më të jashtëzakonshme të pronave në Shqipëri.
Qytetarët duhet ta dinë se janë mijëra, mijëra e mijëra prej tyre që këta mafiozë kanë lëvizur vendndodhjen ne pronës së tyre.
E ka pasur ngjitur me shtëpinë truallin, ia kanë ngjitur në majë të malit dhe këtu i kanë sjellë ata që kanë dashur. Ia kanë marrë.
Atë që kanë bërë me kadastrën, nuk e ka bërë kurrë asnjë regjim gjer sot.
Asnjë regjim, asnjë pushtues, as diktatura, atë që ka bërë Edi Rama nëpërmjet Ergys Agasit.
Vetëm në regjistra janë zhdukur 13 mijë faqe në kadastrën e Tiranës dhe pastaj në dixhitalizim janë transfuzuar mijëra e mijëra tituj.
Ergys Agasi është pronari i dhjetëra mijëra metër katrorë pyje, ara, duke tjetërsuar pronësi dhe duke i plaçkitur ato.
Pra, këto janë aferat për të cilat shqiptarët nuk do pajtohen kurrë.
Këto janë shkaqet e vërteta pse në Bruksel çdo javë diskutohet për Shqipërinë dhe çdo javë janë shtuar kushtet për Shqipërinë.
Opozita, të dashur qytetarë dhe qytetare, është zëdhënësja juaj, është zëdhënësja e e interesave jetike tuaja.
Opozita iu thotë ju të vërtetën, por thotë të vërtetën kudo, në Shqipëri dhe në botë.
Sulmet që bëhen ndaj opozitës, nga mafiozë në krye të qeverisë, nga lobistë të korruptuar nga qeveria, kanë vetëm një synim, mbrojtjen e plaçkitjeve që u bëhet qytetarëve shqiptarë, vjedhjen e pasurive tuaja nga qeveritarët dhe në fakt largimin tuaj nga Shqipëria.
Ndaj dhe njëherë, ditën e premte, në datën 8 maj, e gjithë Shqipëria në Tiranë.
Gazeta RD