Lufta në Gjirin Persik/ Berisha: Nuk është normale t’i ndalosh përdorimin e bazave vendit lider të NATO-s

-Rama një kameleon pa shtyllë kurrizore-

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, a keni një koment për deklaratat e Ramës në një intervistë për Politico, ku thotë se shprehet i hapur që Shqipëria të përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si hapësirë për operacione ushtarake për të sulmuar Iranin, ndërsa shprehet me rezerva dhe kritika të forta ndaj Bashkimit Europian se, siç thotë ai, po gabon rëndë me Rusinë, që ka ndërprerë komunikimet? Faleminderit.

Sali Berisha: Do ta ndaja në dy pjesë këtë pyetje.
Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Dhe, në të gjithë mendimin tim, opinionin tim, NATO-ja është organizata politike më… politike-ushtarake më e fuqishme në botë, për faktin e vetëm se ajo udhëhiqet nga fuqia politike dhe ushtarake më e madhe në botë, që janë Shtetet e Bashkuara.
Dhe në këtë kuadër, unë duhet të jem shumë i hapur. Nuk mund të justifikoj kurrë që t’i bllokohen bazat, fluturimet, vendit udhëheqës të NATO-s për në një fushëbetejë tjetër.
Kjo ka ndodhur.
Nuk mund ta mohoj. Këtë e bënë disa vende të NATO-s. Të tjerat nuk e bënë. Mendoj se në vlerësimin tim, kjo nuk mund të bëhej. Në qoftë se ti je i vetëdijshëm që vendi udhëheqës i aleancës janë Shtetet e Bashkuara dhe ato ke pranuar bazat e tyre me avionë, me dronë, me mjete të tjera, nuk më zhduk një veprim i duhur bllokimi i këtyre bazave.
Jo. Nuk më është dukur.
A paraqisni një risk? Po do të marrësh një risk ti. Po, po do ta marrësh atë risk. Tani, mos harrojmë një gjë. Ajo është një luftë, e cila faktoi, ndër të tjera, në mënyrën më të pamohueshme, nuk duhet të konfuzionohemi nga nga propaganda, por kjo luftë çfarë faktoi? Faktoi se për fatin më të keq, fluksi jashtëzakonisht i rëndësishëm i energjisë në botë në një mënyrë ose një tjetër kontrollohej nga një regjim që s’duhet të kontrollohej kurrë. Jo.
Ç’punë ke ti me naftën e të tjerëve? Ti ke naftën tënde. Dhe ky tani në luftë asimetrike përdori, çka do të thotë që e ka strategji. Ai e kishte strategji Irani këtë. Dhe Europa
mendoj se pagoi një çmim shumë më të shtrenjtë sesa goditjen nga një dron apo pesë drone të ajatollahëve.
Në këtë kuadër, e them përsëri, unë nuk konceptoj që vendit udhëheqës të NATO-s të mos i lejohen bazat, operacionet dhe fluturimet në një zonë ku ajo është në luftë. Ky është qëllimi. A, tani vijmë tek tjetra.
Shiko ti. Ky është një kameleon pa shtyllë kurrizore, që mendon se duke notuar për veten e tij mund të ndikojë te të tjerët. Ju rikujtoj këtu dhe njëherë.
Para tre muajve, Edi Rama në samitin politik të Europës, deklaroi se Europa nuk ka nevojë për këshilla përtej Atlantikut. Europa është paqja, tha. Është kultura e paqes. Është paqja vetë. Dhe nuk ka nevojë të këshillohet nga përtej Atlantikut. Tani, del dhe jep mësime Europës se çfarë qëndrimi duhet të mbajë ndaj Putinit dhe agresionit të tij në Ukrainë.
Janë që të gjitha shërbime që përpiqet t’i bëjë lëkurës së tij. Edhe njëherë mos harroni. Narkodiktatorët, diktatorët, autoritarë, totalitarë, autokratë, çfarëdo që të jenë, për shkak të krimeve që kanë kryer, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, të thonë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tyre. Ndaj dhe kjo ka vetëm këtë këtë shpjegim.
Tre muaj para, Europa është vetë paqja dhe nuk ka nevojë për këshilla përtej Atlantikut. Nuk marrim këshilla prej andej. Tani, Europa ka gabime të mëdha se nuk negocion me Putinin.
Është, këto janë pra, s’ka nevojë për koment. Për të parën u shpjegova.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shumë shpejt do fillojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë

-Kemi 1 vit nga zgjedhjet lokale. Kur do e nisë PD procesin e përzgjedhjes së …