-Zoti Berisha, nisur nga deklaratat e bëra prej jush në ditët e fundit, por gjithashtu edhe nga një deklaratë e bërë rreth dy ditë më parë nga zoti Damian Gjiknuri, duket sikur po shkohet drejt një marrëveshjeje politike. Ju zoti Berisha, jeni gati për një pakt të ri politik që të përfshijë kërkesat tuaja për kodin zgjedhor dhe reformën territoriale, por gjithashtu edhe kërkesat e bëra nga PS për një reformë kushtetuese.
Sali Berisha: Unë siç theksova dhe dje, asnjë lloj pakti përveç dy reformave që janë të kërkuara edhe nga BE-ja, OSBE-ja, Këshilli i Europës, me Edi Ramën nuk mund të kemi asnjë pak tjetër.
Kjo është shumë e prerë.
Edi Rama është diktator autoritar, armiku më i egër i opozitës dhe opozita nuk mundet kurrë që përveç në këto fusha të bashkëpunojë me të.
Gazeta RD