Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, mbështetësit e opozitës kanë pranuar të përballen me pasoja dhe presione të ndryshme për të përfaqësuar, për interesat e qytetarëve shqiptarë.
Duke folur në takimin me strukturat e kryeqytetit, ai theksoi se shteti ligjor dhe lufta kundër korrupsionit janë çështje që prekin çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike.
Berisha argumentoi se një pjesë e qytetarëve nuk reagojnë për shkak të frikës dhe presionit, të cilin e përshkroi si psikologjik, mediatik dhe institucional. Sipas tij, opozita ka vendosur të përballet me këto kushte për të qenë ‘zëri i pamposhtur’ i qytetarëve.
Berisha: Shteti ligjor është për çdo njeri të lirë, pavarësisht nga bindjet. Ndëshkimi i korrupsionit është për çdo njeri të lirë, pavarësisht nga bindjet. Cilët janë ata qytetarë të cilët duhet të pranojnë të vidhen?
Cilët janë? Asnjë s’do ta donte një gjë të tillë. Cilët janë ata qytetarë të cilët ekonomikisht përkeqësohen gjithnjë e më shumë dhe presin radhën për t’u larguar nga vendi? Cilët janë ata fermerë të cilët do të votonin ose do pranonin t’ia u heqin subvencionet në vitin kulmor të rritjes së çmimit të naftës, në një kohë kur të tjerët i dyfishojnë.
Asnjë fermer nuk do të donte këtë. Po çfarë ndodh? Pse nuk lëvizin? Frika dhe vetëm frika. Frika dhe vetëm frika. Terrori psikologjik, terrori i gjithanshëm mbi ta. Sulmet e egra mbi bizneset dhe mbi çdo gjë të tyre, të njerëzve që protestojnë. Survejimi policor që bëhet.
Demokratët e kanë pranuar këtë sakrificë. Kanë pranuar të përballen me të gjithë pasojat, por të jenë zëri i pamposhtur i qytetarëve shqiptarë. Kjo është e vërteta. Ne do punojmë dhe do bëjmë gjithçka për të bindur çdo qytetar.
Por ata të cilët përpiqen të kompleksojnë reagimin tonë se nuk po dalin qytetarët, ata janë mjeranë, puthadorë të qeverisë. Në vend se të sulmojnë qeverinë që tremb, që frikëson qytetarët, që vjedh qytetarët, përpiqen të gjejnë fajin tek opozita.
Rëndomë u thonë, shprehen se po nxirrni dhe Edi Rama i prin këtij kori, se ne denoncojmë Shqipërinë në forumet botërore. Po Shqipërinë në forumet botërore dhe para shqiptarëve e denoncojnë, e nxiijnë faqe dhe moral, ata që e vjedhin qytetarët shqiptarë ditë e natë. Ata që bllokojnë drejtësinë. Kush e nxin Shqipërinë?
Ai që mbron interesat e qytetarëve apo ai që përdor pushtetin për të vjedhur, për t’u pasuruar me qindra milionë dhe miliarda? Më thoni ju mua. Interesat e shqiptarëve do mbrohen dhe ne po mbrojmë interesat e tyre. Nuk ka horra si këta janë identikë me mentalitetin e diktaturës së mëparshme.
Ne po shkojmë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe kjo do të thotë një tërësi normash, kriteresh, sjelljesh, ligjesh, standardesh të përbashkëta. Në qoftë se ti ecën në kundërshtim me këto, dhe çfarë janë ato? Ato janë që të gjitha absolutisht me një qëllim dhe vetëm një qëllim, që qytetari shqiptar të jetë më i lirë, që qytetari shqiptar të jetë më i begatë, që qytetari shqiptar të jetë më i sigurt. Kjo është tërësia e ligjeve, normave, standardeve, kritereve, të procesit të integrimit.
Dhe tani duke zëvendësuar këto kritere me lobimin korruptiv për të shkëlqyerin Edi Rama, për shqiptarët e korruptuar, për të pafajshmin Edi Rama që vjedh sepse shqiptarët janë të korruptuar dhe nuk pyesin pse i vjedh. Apo për shqiptarët cuba që marrin pengje se e kanë kulturë pengmarrjen, ndaj dhe nuk mund të themi gjë për AKSH-in e Edi Ramës, Linda Ramës dhe Armand Frangut.
Pra, zëri juaj, kryengritja juaj paqësore ka ushtuar më fuqishëm dhe është dëgjuar kudo, nga miqtë tanë dhe nga ata që s’ia duan të mirën Shqipërisë.
Dhe ne s’tërhiqemi, absolutisht.
Gazeta RD