Zhduken 13 mijë fletë me prona tek Kadastra/ Skandal me përvetësim të pronave nga Rama dhe AKSH, denoncimi…

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha

Këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.

Operacionet e kadastrës janë operacionet që tejkalojnë miliarda tjetërsimesh. Në një zinxhir, vetëm mafia më e sofistikuar mund të kujtohej që ta ndërtonte në atë mënyrë. Prona i është transferuar X-it këtu. X-it i është thënë, do t’ia çosh tjetërkujt, atij atje, një personi tjetër. Ai tjetri do t’ia transferonte një të tretë, të katërt, të pestë me radhë, gjersa të zhdukej çdo gjurmë për pronën dhe fundor do të ishte një mafioz qeveritar, një baron droge, një ministër, vëllai i një ministri. Ata janë bërë pronarë në tokat më të çmuara, vetë Edi Rama me Kanionin e Gjipesë. Kujtojeni pak, kur janë ngritur çështje e kanionit. Aty tha, se është atje në majë të malit, atje lart se ç’është një pronë e kështu maja e malit. Ai është, kanioni është buzë detit, dhe më ka hedhur dhe në gjyq. Kanioni është buzë detit. Dhe kanioni i Gjipesë rreshtohet në në 10 apo 20 kanionet më të bukura të botës. E pa peshkaqeni. Asnjë lidhje. Ai Koleka i tij që shkon e merr 30 dhe 31 gomarë kishte si prona. Po po, me dokumenta. Jo, jo, janë me dokumenta. Ju them unë ju që ta dini, ishte një koleg tjetër ai, po ai s’e kishte pronë. Jo. Koleka i pasur, nuk është Koleka i tij. S’ka qenë koleg tjetër ai. Dhe Kanioni i Gjipesë, që na thoshte atje sipër malit, malit sipër, atje ku është atje një copë tokë atje kush u mor, është marrë Olsi, s’jam marrë unë, s’është e imja, se Olsin s’e ka vëlla. Merr kanionin, dhe janë ndërruar 18, 12 apo 15 drejtora e hipotekën në Vlorë, vetëm për të bërë çfarë kanë dashur me tokat e bregut. Kadastra, si i kanë ndryshuar? Ua them unë ju. Kanë deshifruar pas-kodet e qytetarëve, të e-maileve të qytetarëve. Dhe pastaj kanë ndërhyrë me e-mail, kanë bërë ç’kanë dashur, duke mashtruar, falsifikuar, autorizuar, e tjerë. I tërë ky operacion është drejtuar nga AKSHI.

I tërë, nuk janë iranianët. Janë surrelasit. Rama. Ata që kanë hakëruar masivisht emailat e pronarëve.Po. Po po. Nuk ka kush pronë të sigurtë më. Në të gjitha këto, për çdo anëtar, për çdo mbështetës, për çdo qytetar, duhet të jetë e qartë se qëndresa dhe vetëm qëndresa jonë është shpresa e vetme dhe shpresa e fundit. Ne nuk do dorëzohemi. Jo. Ky hajdut duhet të ikë sa më parë, ky armik. Kjo bandë kriminale duhet të largohet sa më shpejt nga pushteti.

About Krye Redaktor

Check Also

Si e tradhëtoi shoferi Lindën tjetër të Ramës

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Kjo Javë në News24, tregoi detaje nga dosja …