Nga Luçiano BOÇI
Me një dorë qeveria premton zhvillim, agroturizëm, lehtësira fiskale e “tokën e të parëve” (tokën e klientëve), ndërsa me dorën tjetër çon IKMT-në, policinë dhe fadromat.
Pra, fillimisht shteti fle, pastaj zgjohet me kazëm në dorë kundër banorëve.
Si zakonisht, fajin e paguan qytetari, jo administrata që lejoi ndërtimin.
Paketa zyrtarisht premton 10 vite përjashtime nga disa taksa për 500 aplikuesit e parë.
Por në Theth, raportimet flasin për prishje masive, 130 të tilla që nga korriku dhe pasiguri pronësie që sa vjen e shtohet.
Kjo nuk është politikë e ky nuk është zhvillim malor.
Është eksperiment grabitës pushteti mbi pronën, turizmin dhe banorët e veriut.
“Paketa e Maleve” ka nisur si paketë frike, do vazhdojë si paketë grabitje dhe do përfundojë si paketë votash!

Gazeta RD