Gjekmarkaj: Protesta e 8 Majit për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin që meriton

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me demokratët në qytetin e Shëngjinit.

Gjatë takimit është diskutuar për protestën e 8 majit, që sipas deputetit demokrat organizohet për ti dhënë vendit drejtimin që meriton.

‘Më 8 Maj, demokratët e Shëngjinit dhe nga e gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë në protestën kombëtare kundër korrupsionit qeverisës për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.

Në këtë mbrëmje me strukturat e demokratëve në Shëngjin, u dëshmua edhe një herë vendosmëria dhe organizimi për këtë betejë të rëndësishme.

Po ashtu u bë dhe riorganizimi i strukturës drejtuese, ku demokratët zgjodhën kryetar Damian Sulaj, si dhe ekipin e ri si një garanci për forcimin e Partisë Demokratike dhe mobilizimin maksimal për sfidat në vijim’, shkruan nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

“PS, Parti-Shtet”/ Aleati i Ramës, Milo: Po shkojnë drejt shthurjes që nuk ndalet

Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen …