CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik!

Nga Jorida TABAKU

Shqipëria po rrëshqet drejt një modeli që nuk ka lidhje me demokracinë funksionale. Një autokraci elektorale, ku zgjedhjet mbahen, por liria e informacionit dhe kontrolli mbi pushtetin zbehen çdo ditë.

Rënia në indeksin e lirisë së medias nuk është rastësi.

Vetëm në një vit, Shqipëria ka humbur edhe 3 vende të tjera, duke konfirmuar një trend të vazhdueshëm përkeqësimi. Në një dekadë, rënia është dramatike.

Kjo është pasojë direkte e presionit politik, ekonomik dhe institucional ndaj mediave dhe gazetarëve.

Ky presion është i përditshëm. Dhe është mënyra si trajtohen gazetarët në publik, mënyra si ndëshkohen ata që bëjnë pyetje të pakëndshme dhe mënyra si krijohet një klimë autocensure.

Vetëm një vit më parë, një televizion kombëtar si News24 u nxor nga ambientet e tij me ndërhyrje të drejtpërdrejtë.

Sot, Shqipëria renditet ndër vendet me presionin më të lartë ekonomik ndaj medias ; një tregues i qartë se reklamat dhe fondet publike përdoren si instrument kontrolli, jo si mbështetje për informimin.

Pak ditë më parë, një tjetër gazetar u sulmua dhe ende nuk ka përgjigje. Kam kërkuar një takim urgjent me Ministrinë dhe Prokurorinë për këtë çështje.

Heshtja është po aq problem sa dhuna. Ndërhyrja politike në media mbetet ndër më të lartat në Europë dhe rajon. Dhe kjo nuk është më vetëm çështje e gazetarëve.

Është çështje e çdo qytetari që ka të drejtë të informohet dhe media është lakmuesi i demokracisë!

Ndërkohë, opozita ka dhënë kontribut konkret për të mbrojtur lirinë e medias.

Partia Demokratike ka propozuar ndryshime në Kodin Penal për të garantuar që legjislacioni të mos cenojë lirinë e shprehjes, të bazuara në shqetësimet e ngritura nga Reporters Without Borders.

Po ashtu, janë depozituar amendamente për dekriminalizimin e shpifjes, në përputhje me standardet europiane.

Sepse liria e medias nuk mbrohet me fjalë. Ajo mbrohet me ligj, me vullnet politik dhe me përgjegjësi.

Kjo është diferenca mes atyre që duan ta kontrollojnë median dhe atyre që duan ta mbrojnë atë.

About Redaksia

Check Also

Skulpturë e “Njeriut të Zhveshur”

Dr. Pranvera SHEHAJ Politologe, Ekonomiste, Publiciste Gjasat janë që në mendjen tonë mungesa e një …